Një projekt rehabilitimi për lumin Zezë dhe ndërtimi i urës kryesore të tij, në qytetin e Fushë-Krujës, është në fazën përfundimtare të tij. Kryeministri Rama i pa punimet nga afër.
Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe drejtuesi i projektit i thanë kryeministrit se kjo ndërhyrje ka minimizuar mundësitë e përmbytjeve në këtë zonë, problematike në çdo sezon shirash.
Vetë Rama kërkon gjelbërimin e skarpateve të lumit, jo si domosdoshmëri estetike, por dhe mjedisore sipas tij.
Veç urës, po punohet edhe për gërmimin dhe sistemimin e skarpateve të lumit Zezë.
/a.r











