Qeveria dhe donatorët janë prezantuar sot planin e plotë për rikthimn në normalitet të zonave të përmbytura në Novoselë.
Ka qenë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ai që ka prezantuar nismën e Bashkimit Evropian për rehabilitimin nga përmbytjet.
Ndërkohë, në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se fermerët e dëmtuar janë kompensuar financiarisht.
“Ne u angazhuam me BE-në, që pranoi kërkesën tonë për identifikimin e dëmeve dhe ofroi ndihmë për të ndihmuar dhe mbështetur fermerët që u prekën nga përmbytjet”, tha Kryeministri, ndërsa vuri në dukje se, “qeveria mbetet e angazhuar që të mbështesë fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë në vend duke mundësuar edhe marrëveshjet për kreditimin e tyre nga bankat dhe agjencitë kredituese”.









