• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet/ PD publikon buletinin e saj informativ: Ja gjendja nëpër qarqe

by Java News
02/12/2017 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipet e Partisë Demokratike jane shperndare neper rrethe dhe po ndjekin nga afer  situatën e përmbytjeve. PD, jep kete informacion per situaten me te fundit ne vend:

Në Bashkinë Delvinë, në fshatin Vanë, rrëzohet ura e vetme që lidh zonën me qytetin. 350 familje kanë mbetur të bllokuara dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me rrugën nacionale. Rreziku për shëmbjen e urës u paralajmërua mbrëmë nga Partia Demokratike.

Në Qarkun Durrës, situata është shumë e vështirë në zonën e Fushë Krujës, ku, nga dalja e lumit nga shtrati, janë përmbytur dhe janë bërë të pajetueshme me qindra banesa. Edhe në Karundin e Ri, pjesë e Bashkisë së Durrësit situata është shumë e rënduar. Me qindra ha tokë dhe banesa janë nën ujë. As në Fushë Krujë, as në Katund të Ri nuk ka ndihma nga qeveria.

Në qarkun e Vlorës, si pasojë e çarjes së argjinaturave të Vjosës ka përmbytje të mëdha. Në fshatrat Novoselë Qendër, Dëllenj, Delisuf, Ferras, Mifol, Bishan, Vitore uji është mbi 1 metër. Situata sa vjen e rëndohet nga prurjet e shumta. Energjia elektrike mungon prej 3 ditësh.

Në Bashkinë Devoll ka dalë nga shtrati lumi Devoll. Për pasojë, është përmbytur nënstacioni elektrik dhe një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore. Të mbjellat me grurë janë dëmtuar plotësisht. Janë përmbytur edhe lokalet anës rrugës nacionale.

Në Bashkinë Maliq, Zëmblak, përmbytja ka ardhur nga moshapja e digës së lumit Devoll. Diga ose prita që shërben për të grumbulluar ujin për vaditje në verë ka qenë e dëmtuar dhe portat janë të mbyllura përgjysëm. Sot po përpiqen të shkatërrojnë dy pritat anësore, pasi uji nuk ka ku të kullojë.

Në Bashkinë Bulqizë reshjet e kanë rënduar situatën në disa njësi. Qafë Buall- Peshkopi kalohet me vështirësi, janë përmbytur një pjesë  e bizneseve.  Tek pazari i Bulqizës niveli i ujit arrin në 50 cm. Uji i ardhur nga galeritë e zonës D, ka shkaktuar kaos dhe përmbytje te bizneset.

Në Martanesh ka probleme nga shembja e skarpateve dhe rënia e gurëve në aksin Martanesh -Qafa e Buallit.

Në Shupenze, Gjoricë ka probleme me përmbytjen e dhjetëra hektarëve dhe me mungesën e energjisë elektrike.

Në Bashkinë Vorë, zona e Prezës është nga më të prekurat. Janë rreth 110 familje të përmbytura plotësisht ose pjesërisht. Bashkia ka evidentuar dëmet, por verehet mungesa e ndihmave nga qeveria.

Në Bashkinë Ura Vajgurore ka patur përmbytje gjatë natës nga lumi Osum dhe nga bashkimi me Devollin ka përmbytje në fshatrat Arez, Ciflig, Kuç, Hingë, ku vazhdon lumi Seman.

Në Bashkinë Mallakaster raportohet i përmbytur stacioni i pompave në  Poçem. Rrezikohet që Mallakstra të mos furnizohet me ujë. Gjithashtu edhe disa fshatra nuk kanë energji elektrike.

Next Post
Ministri kosovar përgënjeshtron homologun serb: Nuk ua heqim taksën e miellit

Ministri kosovar përgënjeshtron homologun serb: Nuk ua heqim taksën e miellit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In