• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbytjet nga Vjosa, evakuohen nga ushtria 80 familje në Novoselë e Fitore

by Java News
05/02/2018 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme janë evakuuar nga Novosela dhe fshati Fitore 80 familje, pasi uji ka përmbytur banesat e tyre. Vjosa ka vërshuar në brendësi të fshatit duke marrë përpara gjithçka, ndërsa ushtarët e FA që ndodhen në terren kanë ndihmuar banorët që të evakuohen.

Aktualisht familjet që janë evakuuar, janë vendosur te të afërmit e tyre. Aksi që lidh fshatrat Mifol, Novoselë dhe Fitore është i pakalueshëm nga Vjosa.

Përpos Vlorës, probleme të shumta ka edhe në Fier, në Ferras janë evakuuar disa familje nga uji që ka përfshirë banesat e tyre. Prefekti i Fierit, Baki Bala për Report Tv nga fshati Ferras deklaroi se janë 45 banesa që kanë prani uji nga përmbytjet, ndërsa 8 familje janë evakuuar.

Ai u shpreh se janë marrë masat për të shmangur rrezikun, pasi në terren janë edhe 150 ushtarë të FA. Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe pasoja dhe në zona të tjera të vendit.

Fushë Krujë

Lumi Ishëm në Fushë-Krujë ka dalë nga shtrati duke përmbytur 10 banesa, ndërkohë sipas burimeve 80 familje janë të rrethuara dhe 35 të izoluara nga uji në fshatrat Murqine, Bilaj, Mallkuc, Likmetë. Gjithashtu dhjetëra hektarë toka bujqësore, gjenden nën ujin e lumit Ishëm që prej mbrëmjes së të shtunës. Banorët, kanë bërë apel për ndihmën e autoriteteve të Emergjencave Civile, pasi katet e para të 10 banesave janë pushtuar nga uji.

Qarku Berat

Në qarkun e Beratit, dalja nga shtrati e lumit Osum ka shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore dhe banesave në fshatin Moravë dhe në lagjen “Dafinat” pranë Urës Vajgurore. Deri në mesditë, në fshatin Moravë uji ka përmbytur totalisht katër banesa, duke dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake. Banorët tregojnë për Report Tv dëmet që u janë shkaktuar, ndërsa thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë edhe në rastet e tjera kur janë përmbytur.

Divjaka

Ndërkaq, në Divjakë, një familje është evakuuar nga policia, pasi banesa e tyre ishte rrethuar tërësisht nga uji. Nga reshjet e shumta, lumi Shkumbin doli nga shtrati, por falë ndërhyrjes së policisë i mundur evakuimi ne kohe i pjesëtarëve te kësaj familje si dhe bagëtive.

Mati

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, edhe lumi Mat ka dalë nga shtrati duke rrezikuar një banesë tre katëshe në Klos. Ndërtesa ndodhet vetëm pak metro larg bashkisë së Klosit. Familja që banonte në ndërtesën tre katëshe është zhvendosur te të afërmit deri në normalizimin e situatës.

Next Post
Napoli nuk lëshon, fiton 2-0 me Beneventon

Napoli nuk lëshon, fiton 2-0 me Beneventon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In