• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ Zëvendëskryeministrja Mesi: Me apo pa shpallje emergjence, shteti po jep më të mirën

by Java News
25/03/2018 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse uji ka filluar të tërhiqet, situata në Shkodër vijon të jetë problematike. Zv/kryeministrja Senida Mesi tha se shteti është në gatishmëri për të përballuar këtë situatë.

Në një lidhje telefonike për Ora Neës, Mesi tha se me shpallje emergjence, apo pa shpallje emergjence qeveria nuk ka lënë asgjë mangut për të menaxhuar situatën nga përmbytjet, që ka nisur që prej fillimit të marsit.

 

Senida Mesi: Qeveria me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme  apo pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e kam shprehur gjatë gjithë kësaj kohe po bën maksimumin dhe nuk po lë asgjë mangut në lidhje me përballimin e kësaj situate. Parandalimi, planifikimi dhe përballimi i emergjencave civile dhe krizave është detyrë e të gjitha institucioneve, që me koordinimin në nivel prefekture si përfaqësi e pushteti qendror, ashtu edhe me ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave në rolin e kryetarit kemi intesifikuar objektin e përbashkëta në përballimin e situatës. Të gjitha ministritë dhe strukturat e drejtimit janë të gatshëm për të përballuar dhe të angazhuar maksimalisht. Angazhimi jonë ka qenë që në ditën e parë. Ajo çfarë është e rëndësishme është siguruar jeta e çdo individi dhe nuk kemi të humbur asnjë gjë të gjallë, asnjë kafshë.

 

Në lidhje me kompensimin e banorëve nga përmbytjet, numri dy i qevrisë tha se kjo do të diskutohet në një moment të dytë, por theksoi se qoftë buxheti i qeverisjes qendrore, por edhe buxheti i qeverisë lokale do të vlerësojnë dëmet jo vetëm në bujqësi dhe blektori, por edhe në shërbime publike dhe infrastrukturë.

 

Senida Mesi: Sigurisht ajo që çfarë qeveria po përqëndrohet tashmë është në menaxhimin me sukses të një situate të tillë. Personalisht jemi të pranishëm pranë çdo zone dhe çdo banori, duke filluar nga Dajçi, Ana e Malit dhe Bushatit.

 

Askush nuk e pengon qeverinë për të bërë vlerësimin e dëmit, dhe diskutimet për komopenism mendoj se do të bëhen në një moment të dytë  pasi uji të tërhiqet dhe të jetë përballuar me sukses situata. Sigurisht në nivelin e qeverisjes qendror, ashtu edhe në buxhetin e ministrive përkatëse por edhe në buxhetin e qeverisjes lokale ka zëra të përcaktuar për përballimin e emergjencave dhe sikurse pjesë të buxhetit të rezervës. Është  e rëndësishme që të gjitha instancat duke filluar nga Këshilli i Ministrave, ministritë përkatëse të linjës, sikurse dhe përgjegjësitë përkatëse të qeverisë lokale me buxhetet përkatëse për të vlerësuar jo vetëm dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë dhe blektorisë, por edhe në infrastrukturën publike dhe rrugore. (ORAnews)

Next Post
Makina del nga rruga dhe përmbyset, aksident me 3 të plagosur në Vlorë

Shpërthm tritoli pranë një shkolle në Burrel, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In