Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin duke i shprehur fillimisht ngushëllimet familjes në Vlorë për ndarjen nga jeta të Luan Qarrit.
Kreu i opozitës kërkon nga qeveria që të mobilizohet me gjithcka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve sipas tij është prioritet absolut.
Statusi i plotë
Situatë e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut ku shirat e dendur kanë krijuar përmbytje e pasoja dramatike.
Per fat te keq ujërat e rrëmbyer kane shkaktuar edhe vdekjen e kryefamiljarit Luan Qarri. Dua ti shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij.
I kërkoj qeverisë të mobilizohet me gjithcka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet absolut.
Të veprohet me shpejtesi dhe te zbresin në terren me te gjitha forcat dhe mjetet, aty ku bashkqytetarët tanë janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku koha nuk pret asnje minute per te shmangur fatkeqesi te tjera.