• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përmbytjet në Itali/ 750 zjarrfikës dhe ekipe të specializuara në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në banesa

by Java News
18/05/2023 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e motit të keq që shkaktoi 9 të vdekur në Emilia-Romagna nuk ndalet. Alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi ndërsa situata në shumë komuna është dramatike.

Në fakt, niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun. Gjatë natës janë shënuar përmbytje të reja në zonën e Ravenës. Evakuimet po zhvillohen në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur problem me mungesën e ujit të pijshëm.

Rreth 750 zjarrfikës mes tyre edhe mbrotja civile janë vendosur në dispozicion për të evakuuar qytetarët e bllokuar në shtëpitë e tyre. Në Faenza, Ravena, dy të moshuar u shpëtuan nga një helikopter i rojes bregdetare. Të dy ishin strehuar në katin e fundit të ndërtesës, të rrethuar nga uji.

Në Forlì dy familje u shpëtuan nga zjarrfikësit. Bashkia ka krijuar gjithashtu një mbledhje fondesh për të mbështetur familjet që po përballen me katastrofën. Energjia vijon të jetë e ndërprerë për mijëra banorë ndërsa rrugët dhe autostradat janë bërë të pakalueshme.

Përveç Emilia Romagna-s përmbytjet janë katastrofike edhe në Marches. Niveli i lumit Misa, në Senigallia, ka arritur maksimumin  dhe rrezikon të dali nga shtrati. Shkollat në komunat Mondolfo, Fano, Pesaro dhe Urbino  ​​janë mbyllur. Shqetësim mbetet edhe rrëshqitjet e dherave kryesisht në Borgo Passera dhe Vallone, ku rrugët dhe nënkalimet mbeten të mbyllura.

Alarmi i motit të keq është shpallur edhe në Toskanë. Rrëshqitje dheu, balt dhe përmbytje në bashki të ndryshme është kjo pamja që ofrohet. Në disa komuna është shpallur alarmi portokalli , ndërsa sasia e rreshjeve të rëna në 48 orë është më shumë se 200 mililitra shi sasi më e madhe sesa mesatarja e një muaji.

 “Qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar popullsinë e prekur nga përmbytjet në Emilia-Romagna, nga të evakuuarit deri te fermerët që kanë humbur të korra të tëra”, tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani në rrjetet sociale. Dëmet sipas Colidireti i kalojnë më shumë se 300 milionë euro.

Ndërkaq për shkak të përmbytjeve katastrofike Çmimi i Madh i Formula 1 i planifikuar për fundjavën në Imola u anulua për shkak të motit të keq. Leëis Hamilton mbështeti vendimin për të anuluar çmimin e madh teksa u shpreh se lutjet shkojnë për jetët e humbura dhe se  që të gjithë e kuptojnë se siguria është e para.

/s.f

Next Post
Pretenca për Kokën dhe Bllakon, avokati: SPAK bëri dallime, ja parimi që shkeli…

Pretenca për Kokën dhe Bllakon, avokati: SPAK bëri dallime, ja parimi që shkeli...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In