• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet në Durrës, banorët e evakuuar: Uji ka shkuar në një metër brenda në shtëpi, gjithçka është shkatërruar

by A R
07/01/2026 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth, duke vënë në vështirësi qindra familje. Ndër zonat më të prekura janë ish-Këneta, Shkozeti dhe zona e Ish-Tullës, të cilat përmbyten pothuajse çdo herë gjatë reshjeve intensive.

Në zonën e ish-Kënetës, familjet janë evakuuar, ndërsa uji ka arritur deri në një metër lartësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Të gjitha orenditë shtëpiake janë nën ujë.

“Jemi pesë anëtarë në familje. Të tjerët u larguan, unë qëndrova sepse nuk e dija çfarë do të ndodhte. Që dje në orën 10 të mëngjesit shtëpia është e përmbytur plotësisht,” shprehet një banor për mikrofonin e RTSH.

Një tjetër familje nga e njëjta zonë ka gjetur strehim te të afërmit, pasi banesa është e pajetueshme.

“Nuk kemi ku të rrimë as për t’u ulur, çdo gjë është nën ujë. Të gjithë banorët janë larguar. Tubat nuk zhbllokohen kurrë dhe nuk merren masa, vetëm vijnë dhe shohin, por zona e ish-Kënetës mbetet e braktisur,” tha një banor tjetër.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në fshatin Borç, në Sukth, ku uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe në oborret e shtëpive.

“Jemi me fëmijë të vegjël dhe nuk dimë ku të rrimë. Sa herë ka reshje, këtu ndodhin përmbytje. Askush nuk vjen të pastrojë kolektorët,” shprehet një banor.

Sipas autoriteteve, në Durrës janë rreth 800 banesa me prezencë uji, ndërsa 180 banorë janë evakuuar dhe janë sistemuar në dy konvikte. Për shkak të përmbytjeve dhe bllokimit të rrugëve, është pezulluar edhe mësimi në disa shkolla, pasi uji ka hyrë në oborret e tyre.

Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje afatgjata për parandalimin e përmbytjeve të përsëritura.

Next Post
Venezuela, ora e represionit dhe e gjuetisë ndaj spiunëve: Nuk na qeverisin SHBA-të!

Venezuela, ora e represionit dhe e gjuetisë ndaj spiunëve: Nuk na qeverisin SHBA-të!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

February 25, 2026
Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

February 25, 2026
Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

February 25, 2026
Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

February 25, 2026
Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In