• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbytjet/ FA në terren, evakuohen 25 persona në rrezik në Shkodër

by A R
10/11/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si rezultat i reshjeve të dendura që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë këtyre ditëve, janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.

Nisur nga gjendja sinoptike në përmirësim, në të gjithë territorin e vendit si dhe ndjekja hap pas hapi nga ana e FA-së së aktivitetit dhe angazhimit të kapaciteteve operacionale të njësive dhe reparteve të FA-së në zonat e rrezikuara, dhe duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me   Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, në operacion janë aktivizuar rreth 200 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Në qarkun Shkodër u angazhuan dhe janë në gatishmëri 36 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Janë evakuar, 25 banorë, në fshatin Obot, Kuç dhe Oblikë, Shkodër. Mjetet kanë qëndruar në gadishmëri në pika kyçe (Harku i Bërdicës, Kuç, Obot, Oblikë), për të ndërhyrë  në raste të përkeqësimit të situatës.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë të angazhuara 16 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motorpompa.

Forcat dhe mjetet qëndruan në gadishmëri, në pritje për të ndërhyrë  në rast nevoje.

Në qarkun e Tiranës, në zonën e Babrusë vijojnë të jenë angazhuara 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi.

Tek Pallati me Shigjeta kanë ndërhyrë dhe janë të angazhuara 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi. Ndërsa në afërsi të “City Park” u angazhuan 10 forca dhe mjete zjarrfikëse. Gjithashtu janë të angazhuara forca dhe mjete në afërsi të Arkivës së Sigurimeve Shoqërore në Lundër.

Ndërkohë që në qarkun e Lezhës, FA-të kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 91 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavator, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë.

Në qarkun Lezhë është punuar për përforcim argjinaturash, pastrimin e bodrumeve dhe kateve të para të pallateve dhe bizneseve nga uji dhe papastërtitë në qytet dhe rrethinat e qytetit, ndërtime pritash në afërsi të Lumit Drin, kanaleve kulluese, shpërndarje bazë ushqimore për bagëtinë, vendosje thasësh me rërë në sasinë 500 copë. Në Milot dhe fshatin Dukagjin i Ri, janë hedhur  80 m3  inerte.

Në zonën e Fushë-Krujës janë në gatishmëri 30 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në Bashkinë Burrel janë në gatishmëri 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në Bashkinë Laç janë të angazhura 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.

Ndërkohë, janë vendosur në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.

Gjatë këtyre tre ditëve situata e reshjeve po shkon drejt normalizimit. Rreziku i përmbytjeve është akoma prezent sidomos nga çarja e digave dhe dalja e lumenjve nga shtrati.

Ditën e sotme priten reshje të tjera në të gjithë territorin, por më të pakta, kryesisht në Veri.

Më datën 11.11.2016,  rreth orëve të mesditës priten reshje të tjera, duke u shtuar në mbrëmje vonë, por në sasi më të larta.

Më datën 12.11.2016 do të vijojnë reshjet, kryesisht në orët e paradites (në Veri në lartësi mbi 700 m, parashikohen  reshje dëbore)./a.m.

Next Post
VIDEO/ Zjarri përfshin banezën në Sarandë

VIDEO/ Zjarri përfshin banezën në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In