• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet dhe zjarret, Rama: S’mund të neglizhojmë dobësinë në reagim. Duhet trajnim i strukturave

by A R
08/10/2024 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur lidhur me reagimin e bashkive në rastet e përmbytjeve apo zjarreve. Në një takim me kryebashkiakët, ndalur edhe te përmbytjet në Vlorë, Rama tha se tashmë intensiteti i fatkeqësive natyrore është rritur dhe se asnjë infrastrukturë nuk mund të përballojë goditjen e parë, por megjithatë ai theksoi se nuk mund të neglizhohet dobësia në reagim në nivel vendor.

“Janë 4 pika me një rëndësi të veçantë dhe dua ta filloj nga emergjencat. Është fakt që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre në vjeshtë, dimër dhe pranverë me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. Ka ndryshuar komplet formacioni i reshjeve. Në këto situata nuk ka infrastrukturë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë është i domosdoshëm një trajnim i strukturave dhe po ashtu edhe një rritje e koordinimit me strukturat e qeverisë.

“Është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë tek trajnimi i strukturës, aftësimi dhe stërvitja e strukturës që duhet të jetë aty, gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Është e domosdoshme që pjesë e këtij procesi dialogu të jetë edhe mënyra si duhet  të rrisim koordinimin dhe efikasitetin e ndërveprimit me strukturat e qeverisë. Kjo kërkon një vëmendje shumë të posaçme dhe duke ardhur te zjarret, ka patur përgjithësisht një rezistencë pozitive, por ka patur edhe shfaqje dobësie. Ajo që ndodh, po marr prefekturën e Korçës dhe Shkodrës. Korça ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë gati 70% të forcave që ka deklaruar si aktive. Shkodra që ka patur disa emergjenca potencialisht të rrezikshme, ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruarat dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar në vetëm pak raste specifike. Ajo që është domethënëse është që rezultati në prefekturën e Korçës, ka patur rezultate më të dobëta se në Shkodër. Kërkohet një strukturim, koordinim dhe trajnim të vazhdueshëm. Duhen bërë stërvitje për këtë punë, nuk mund ta mbajmë Shqipërinë pa zjarre, por duhet të luftojmë për çdo metër katrorë që mund të shpëtohet”, deklaroi Rama.

/a.r

Next Post
“Ore kush je ti?”/ Deputetët e opozitës nuk e lejojnë të flasë, Ndreca mbyll mbledhjen! Zhupa: O frikacak

“Ore kush je ti?”/ Deputetët e opozitës nuk e lejojnë të flasë, Ndreca mbyll mbledhjen! Zhupa: O frikacak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In