Shqipëria ndodhet në një situatë të rënduar të kushteve klimaterike, ku thuajse i gjithë vendi është “mbërthyer” nga reshjet e shiut dhe të dëborës.
Kryeministri Edi Rama, njofton përmes një postimi në rrjete sociale, se Policia e Shtetit është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Ai thotë se të gjithë qytetarët mund të adresohen në numrin 112 në rast nevoje, ose mund ta bëjnë thirrjen përmes telefonit në Komisariatin Dixhital.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Edhe Policia e Shtetit prej ditësh në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Është përforcuar shërbimi edhe në të gjitha Sallat Operative të Policisë, ku qytetarët mund të adresohen përmes numrit 112 ose përmes njoftimit nga smartfoni në Komisariatin Dixhital
(