• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytja, qeveria dhe shoqëritë e sigurimeve

by Java News
02/12/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon Ndreja/

Përmbytjet e ditëve të fundit më nxitën të formuloj disa mendime në lidhje me përballimin nga shoqëria të fatkeqësive natyrore të cilat kur ndodhin  kanë një impakt të rëndësishëm në jetën e qytetarëve. Sa do që shkenca dhe teknologjia kanë përparuar me hapa gjigante ato nuk kanë mundur të parandalojnë fatkeqësitë natyrore si zjarri, rrufeja,tërmetet,stuhitë, breshrin etj. të cilat shkaktojnë dëme të jashtë zakonshme në jetën dhe pronën e qytetarëve. Por në se parandalimi i ndodhjes së tyre është i pamundur, shoqëria njerëzore në kohët moderne ja ka dalë të minimizojë pasojat që shkaktojnë këto fenomene ne jetën dhe pasurinë e  saj.

Kur themi shoqëria njerëzore kemi parasysh qytetarët si individë apo organizim familjar, qeverinë si organ por edhe organizimin shoqëror dhe instrumentet e përdorura në qasjen e tyre ndaj këtyre fenomeneve. Rolet dhe përgjegjësitë e tyre për minimizimin e pasojave të këtyre fenomene janë të ndryshme por të gjitha konvergojnë në përballimin e këtyre ngjarjeve të padëshiruara duke minimizuar pasojat me kosto sa më të ulëta.

Qytetarët

Të gjitha pasojat e dëmeve që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore në fund të fundit  përballohen nga qytetarët si ato kosto që kanë të bëjnë me rikuperimin e dëmeve apo masat parandaluese ashtu edhe ato që jepen në formë dëmshpërblimi nga qeveria të cilat si burim mbulimi  kanë taksat e qytetarëve. E në këtë kontekst është e rëndësishme për çdo qytetar që te jetë i informuar lidhur me mundësinë e ndodhjes së këtyre fatkeqësive natyrore si dhe masat që duhen marrë në se ajo do të ndodhë. Vetë qytetarët janë në frontin e parë të përballimit të këtyre ngjarjeve për faktin se pasojat bien mbi to por edhe për faktin se sa do që të jetë e përsosur një qeveri nuk ka mundësi të ofrojë ndihma kapilare për të përballuar fatkeqësitë natyrore. Ne jemi dëshmitarë të faktit se pasojat e këtyre fatkeqësive natyrore shtohen edhe për faktin se qytetarët nuk respektojnë disa standarde minimale gjatë aktivitetit jetësor  të tyre.

Kështu për shembull disa syresh pa respektuar kërkesat e standardeve  i kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në brigjet e lumenjve të cilat në kohë reshjesh të pazakonta shkaktojnë përmbytje. Disa të tjerë i ndërtojnë shtëpitë ose bizneset e tyre pa respektuar kërkesat e standardeve të sigurisë dhe të cilësisë dhe kësisoj ato nuk ju rezistojnë edhe efekteve më minimale të fenomeneve natyrore duke shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomisë së tyre. Shpesh herë media ka transmetuar ngjarje e skena të tilla  ku gjithë prodhimet e fermerëve janë dëmtuar nga ngrica,breshëri apo fenomene të tjera natyrore të cilat kanë fundosur “biznesin” por ata nuk kanë hezituar të në kërkesën e tyre që shteti duhet t’i zhdëmtojë.?!!!

Dhe në të gjitha rastet qëndrimi i individëve që ka pësuar dëmin, nuk të jep përshtypjen se atyre ju ka ndodhur një fatkeqësi por e atyre njerëzve që qeveria u ka shkaktuar një dëm. Dhe në se e keni vëne re, kur ata referojnë dëmet e shkaktuara, listojnë mobiliet, orenditë, pajisjet e deri te librat e nxënësve duke prezantuar një qëndrim ndonjëherë edhe agresiv ndaj qeverisë për atë që ju ka ndodhur.

Qeveria

Pa dyshim që në gjithë këtë proces qeveria ka një rol të rëndësishëm dhe të padiskutueshëm dhe nga mënyra se si ajo e luan këtë rol varet shumë edhe minimizimi i pasojave të fatkeqësive natyrore. Qeveria është përgjegjëse për të ndërtuar sisteme lidhur me parashikimin e ndodhjes së këtyre ngjarjeve dhe informimin e qytetarëve lidhur me mundësinë e minimizimit të pasojave. Ajo gjithashtu duhet të ndjehet përgjegjëse për të minimizuar pasojat në jetën dhe pronën e qytetarëve në momentet e ndodhjes së ngjarjeve të tilla nëpërmjet organizimit të operacioneve të kërkim shpëtimit, dhënies së ndihmës ndaj qytetarëve për të kapërcyer situatën emergjente si  ofrimin e strehimit të përkohshëm,furnizimit me ushqime e mjete të tjera jetese të domosdoshme në kushtet e emergjencave civile. Por ajo nuk mund ta realizojë dhe përmbushë këtë përgjegjësi në se nuk ka bërë organizimet e duhura në periudha normale.

Kjo do të thotë që qeveria të ketë të ngritura struktura efikase si dhe një bazë të mjaftueshme logjistike dhe buxhet të alokuar për përballimin e këtyre ndihmave. Ne jemi dëshmitarë të faktit se sa anemike kanë qenë dhe janë këto struktura dhe sa pak kapacitetet kanë ato në dispozicion për të përballuar këto situata. Vetëm përdorimi i ushtrisë ka qenë mbështetja e vetme e qeverisë në këto raste. Por duhet të kemi parasysh se kjo është një ndër misionet e Forcave të Armatosura por ato duhet të ndërhyjnë vetëm në raste kur strukturat e tjera të emergjencave civile për shkak të intensitetit të fenomenit nuk e përballojnë veprimin e tijë. Përdorimi pa kriter i FA në këtë drejtim dëmton misionin kushtetues të saj.

Qeveria është dhe duhet të jetë përgjegjëse për riaftësimin e infrastrukturës së dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore si rrugët, urat, rrjeti i energjisë dhe ujit etj. Por nuk është dhe nuk duhet të marrë përsipër funksione të rikuperimit të dëmeve të shkaktuara ndaj individëve apo bizneseve, gjë e cila është premtuar nga çdo qeveri dhe vjen si reminishencë nga e kaluara. Po ashtu është bërë e zakonshme politizimi i këtyre fenomeneve nga forcat politike në interes të tyre. Kështu opozitat pa përjashtim fajësojnë qeveritë për qasjen e papërshtatshme ndaj këtyre fenomeneve dhe premtojnë se sikur ato të ishin në qeveri kjo nuk do të kishte ndodhur dhe se qytetarët do të zhdëmtoheshin. Dhe të gjitha qeveritë kanë premtuar zhdëmtimin e dëmeve me të vetmin qëllim që të fitojnë votat e atyre fatkeqëve.

Shoqëritë e sigurimeve

Pasi ka mbaruar dhënia e ndihmës së parë dhe situata e ka kapërcyer emergjencën dhe është kthyer në rrjedhë normale fillojnë kërkesat e të dëmtuarve kundrejt qeverisë për dëmshpërblim. Në asnjë vend të botës demokratike përveçse në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë që qeveria të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Por ashtu siç thashë më sipër kjo mendësi është ushqyer nga politizimi i skajshëm dhe i pa precedentë që forcat politike i bëjnë këtij problemi dhe qeveria për rritur besimin e qytetarëve dhe na pa aftësia e saj për të përballuar presionin ndërmerr premtime e masa zhdëmtimi. Por një gjë e tillë ka dëmtuar rëndë kulturën edhe klimën e përgjegjësive të aktorëve në këtë proces. Në këndvështrimin tim kjo është abuzive dhe duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Qeveria duhet të ju bëjë me dije qytetarëve se misioni i saj mbaron me kapërcimin e emergjencës. Qytetarët vetë duhet të edukohen dhe në bazë të  vlerësimeve të bëra nga qeveria por edhe referuar përvojës së tyre të marrin masa për të përballuar rreziqet e shkaktuara. Një masë shumë e rëndësishme për transferimin e rrezikut janë shoqëritë e sigurimeve të cilat edhe në vendin tonë janë themeluar dhe funksionojnë madje kanë krijuar kapitale të konsiderueshme dhe nëpërmjet mekanizmave të risigurimit janë në gjendje të përballojë të gjitha këto fatkeqësi. Në këtë drejtim duhet thënë se përvoja dhe edukata e qytetarëve tanë është minimale por edhe përpjekjet e qeverisë për të ndikuar në këtë treg me qëllim marrjen përsipër të rreziqeve është inekzistent. Shoqëritë e sigurimeve në vendin tonë janë në pozita komode pasi pjesën më të madhe të ardhurave e realizojnë nga sigurimet e detyrueshme. Në vend që ato të ishin duke evidentuar pasojat e fatkeqësive natyrore   bëjnë sehir dhe fërkojnë duart për faktin se në këtë rast qytetarët nuk janë klientët e tyre. Ndërkohë ato kanë lançuar produkte të tilla si mbulimi i pasojave nga zjarri, rrufeja, katastrofat natyrore, si tërmeti, përmbytja, stuhia, breshëri;etj por veprimtaria e tyre në këtë drejtim është në kuota  minimale.

Next Post
Traineri spanjoll i përfaqësueses i shmanget pyetjes për Ronaldon

Traineri spanjoll i përfaqësueses i shmanget pyetjes për Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com