• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytja e “bulevardit” dhe “përmbytja” e Shqipërisë!

by Alfred Peza
14/12/2017 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka patur një situatë krejt paradoksale në 24 orët e fundit, në raportet mes shqetësimit real të qytetarëve të këtij vendi dhe shqetësimit virtual të politikës. Mes nevojave të qytetarëve dhe halleve të politikës. Mes alarmit të njerëzve në të gjitha pjesët e territorit të vendit ku janë rikthyer reshjet dhe është rikthyer alarmi për përmbytjet, me panikun e liderëve politikë dhe “elitës së bulevardit” të Tiranës, për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Po të bësh një kërkim në ekranet televizive, në mediat online dhe ato të tjerat tradicionale, duket sikur gjithë shqiptarët kanë vetëm një hall; atë të elitës së vendit. Duke harruar për ca ditë me sa duket, edhe fokusin dhe objektin kryesorë të punës së tyre parësore: Informimin mbi çështje të një interesi sa më të gjerë publik. Ironia është se elitat mendojnë se hallet e tyre personale duhet të jenë apo të përjetohen edhe si hallet e kombit. Ndërsa hallet e kombit, nuk i konsiderojnë edhe aq shumë si të tyret.

E sotmja ka qenë dita kur Komisioni Parlamentar i Ligjeve, kishte caktuar të zhvillonte seancën e dëgjesave me shtatë kandidatët e garës për zgjedhjen e pasaardhësit të Adriatik Lallës. Një seancë që filloi diku nga dreka e përfundoi nga darka, duke u transmetuar pothuajse e gjitha, live. Por, angazhimi i politikës kishte filluar shumë më parë, që në mëngjes.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ajo e LSI Monika Kryemadhi zhvilluan si rallëherë njëri pas tjetrit, bashkëbisedime me gazetarët, ndërkohë që transmetoheshin gjithashtu live nëpër televizionet informative. Ish Kryeministri Berisha e bombardoi facebookun e tij me postime gjatë gjithë ditës. Kryeministri Rama replikoi sërisht me kryetarin e opozitës dhe ndërkombëtarët vijuan të jepnin direkt ose indirekt mesazhet e tyre publike.

Mediat nga mëngjesi e deri në mesnatë, e kanë patur temë kryesore qoftë për nga fokusi editorial, e qoftë nga hapësira dhe koha fizike që i kanë kushtuar. Të gjitha analizat dhe komentet e penave kryesore të opinionbërjes dhe ekranet e debateve politike, janë të fokusuar tek tema e Kryeprokurorit. Nga ana tjetër, ose rastësisht ose kjo çështje, duket se u bë sebep për të rikthyer edhe njëherë në skenë lajmet rreth ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë që informacionet për reshjet e shirave në zonat veriore e verilindore të vendit, por edhe në zonat e Shqipërisë së mesme dhe në hapësirat e tjera, kanë rikthyer rrezikun dhe alarmin për përmbytje të reja ende pa u tharë “e vjetra”. Në Lezhë ka patur shtim të prurjeve me rrezik përmbytjet e tokave që pothuajse i nënshtrohen çdo vit këtij rituali. Në Tiranë, Prefektja ka garantuar se autostrada Tiranë- Durrës nuk do të përmbytet më, pavarësisht sasisë së reshjeve dhe prurjeve që ka rikthyer gadishmërinë. Në Fier, po vijohet të punohet për rikthimin e normalitetit të jetës në zonat e dëmtuara javën e kaluar dhe është faza e shpërndarjes së ndihmave dhe verifikimit të dëmeve për të bërë më vonë, dëshmpërblimin për të dëmtuarit nga fatkeqësia natyrore.

Askush nuk e mohon rëndësinë e procesit që po i merr kaq shumë energji, fokus, nerva, debate e polemika politikës dhe mediave të lidhura pazgjidhshmërisht me të. E parë edhe në kontekstin e reformës dhe proceseve të tjera që pritet të japin shpejt efektet, si ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe vetting-u, sigurisht që edhe kjo temë ka rëndësi për qytetarët dhe për vendin në tërësi. Por prishja dukshëm e balancës së këtij raporti, me zhvillimet e tjera po kaq të rëndësishme dhe me pasojë për jetën e qytetarit, të lenë një shije jo të mirë. Prishja e këtij raporti dhe e kësaj mase, çon në prishjen e cilësisë dhe ekuilibrave. Në fund të fundit, për të përmbyturin oborri i tij, rrugica dhe ara e fshatit të tij, është e gjithë bota. Ndaj atij aq i bën. As që i hyn në sy “bulevardi ynë”./Alpenews.al

 

Next Post
Mbetjet/ Nazarko kritikon Ramën: Ose është i çmendur, ose nuk ka lekë shteti… ose këtu ka ndërhyrë mafia

Fuga, xhebraili prapa derës dhe Shqipëria që rënkon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In