• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbysje apo ndryshim?

by Sandër Lleshaj
18/02/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sandër Lleshaj

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, ka nxitur diskutime edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit politike atje kanë zgjuar shumë ithtarë të revolucioneve, të cilët bëjnë thirrje për përmbysjen e radhës në Shqipëri. Unë mendoj se paralelet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë përgjithësisht të papërshtatshme në shumë aspekte, për arsye të historisë dhe kulturës politike të ndryshme të të dy shteteve shqiptare.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova nuk është një vend i polarizuar thellë për arsye ideologjike. Kosova ka përjetuar pushtim, luftë, çlirim, shtetformim, por jo përmbysje në kuptimin banal që mori ky term në Shqipërinë e viteve 90-të, kur në vend të ndryshimit rrënjësor të sistemit, vendi u përball më njëfarë përmbysjeje, që në fakt ishte vetëm këmbimi formal i një grupimi udhëheqës me një tjetër të ngjashëm, por pa ndonjë ndryshim esencial të mënyrës së funksionimit të shtetit dhe të shoqërisë.

Kultura politike e Kosovës nuk e ka njohur modelin absurd të shkatërrimit të verbër të vlerave në emër të përmbysjes. Atje nuk janë dërguar për skrap fabrikat, edhe pse ishin ndërtuar nga një shtet pushtues, nuk janë djegur vreshtat, nuk janë zhdukur hekurudhat, nuk është pushtuar toka e tjetrit. Pra nuk kanë ndodhur shumica e absurditeteve që kësaj ane u shitën si thelbi i përmbysjes revolucionare të 1990-tës.

Por para së gjithash, atje nuk është shkatërruar besimi. Atje i besohet TJETRIT; i besohet edhe komisionerëve të qendrave të votimit; atje vota administrohet përmes një sistemi të thjeshtë të ndërtuar mbi besim; votat numërohen në vend nga komisionerët e qendrës së votimit; për arsye se u besohet njerzëve, nuk ka nevojë për histeri të shtrenjta elektronike; rezultatet e votimit dalin shpejt edhe pa elektronikë; rezultatet e votimit pranohen nga ata që humbin, ndërkohë që ata që fitojnë nuk përmbysin. Ndryshimet në Kosovë nuk kanë arritur të prekin besimin, të cilin në Shqipëri e kanë vra rë përmbysjet.

Po përse ndodh kështu? Kur Kosova kishte Rugovën, ne kishim ne Berishën. Rugova besonte tek paqja, ndërsa Berisha tek përmbysja. Kur Rugova ndërtonte sistemet paralele të arsimit dhe të shëndetësisë në Kosovën e pushtuar, Berisha shkatërronte, jo vetëm vlerat e krijuara nga puna 45 vjeçare plot sakrifica e shqiptarëve, por edhe bazat elemetare besimit dhe të mirëkuptimit shoqëror; kur Rugova besonte tek forca e arsyes dhe e rezistencës paqësore edhe përballë pushtuesit, Berisha inkurajonte tërheqjen zvarrë, hedhjen në Lanë, apo kërrje (këtë fjalën ‚kërrej‘ vetëm ai e kupton), jo të push tuesit(!), por të disa shqiptarëve të tjerë.
Thënë shkurt: Kosova është një vend i ndryshimeve, ndërsa ishim vendi i përmb ysjeve. E nëse ne, me të drejtë, duhet ta admirojmë standardin e sotëm të Kosovës me zgjedhjet, po ashtu duhet të kuptojmë se ai është rezultat i historisë së saj plot ndryshime, por pa përm bysje.

Ndërsa ne kemi udhëtuar përmes përmbysjesh: nga njëra përm bysje tek tjetra, duke mbetur kështu në vend. Ka ardhur koha që të kuptojmë se përpara mund të shkojmë vetëm nëpërmjet ndryshimeve dhe jo përmes përmbysjeve. Për mbysja është e lehtë; ndryshimi është i vështirë. Përmbysja është aq e lehtë sa vetë shkatërrimi; ndryshimi është aq i vështirë sa vetë ndërtimi. Përmbysja është e shpejtë; ndryshimi është i ngadaltë. Përmbysja kërkon shumë urr ejtje; ndryshimi kërkon mend, energji dhe dashuri. Përmbysja është ciklike; ndryshimi i vazhdueshëm. Përmbysja ka humbës që bëhën fitues dhe fitues që bëhen humbës; ndryshimi ka kryesisht fitues. Përmbysja është qëndrim në vend; ndryshimi është ecje përpara.

Unë shpresoj që në Kosovë të ketë ndodhur një ndryshim i rëndësishëm dhe jo një përmbysje e madhe, si ato me të cilët është tjengopur Shqipëria në historinë e saj. Ndërsa në Shqipëri, besoj se që ka ardhur koha për ta arkivuar përfundimisht si retorikën ashtu dhe aksionin politik që orientohet drejt përmbysjeve. Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se përmbysja, apo thënë ndryshe, riciklimi i atyre që janë ndëshkuar një herë politikisht, është formula e sigurtë që garanton ecjen mbrapa të vendit dhe të shoqërisë tonë.
Ajo që na duhet është zhvillimi përmes ndryshimit, duke u bazuar përherë tek ajo që kemi ndërtuar për të hedhur hapin e radhës përpara.
Jo rifillim, por vazhdim.

Next Post
Basha zbardh takimin me kryeministrin kroat: Ja lajmi i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill

Basha zbardh takimin me kryeministrin kroat: Ja lajmi i shkëlqyer për rrugën që nisim më 25 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In