Një peshkatar ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin.
Shtetasi Landi Zhuri, 45 vjeç, kishte dalë për të peshkuar së bashku me 3 shokë të tjerë, por varka u përmbys nga rrjedha e fortë.
Zhuri nuk arriti të dalë në breg, ndërkohë personat që e shoqëronin mundën të dalin me not.
Aktualisht policia e Kavajës dhe ajo kufitare e Durrësit po kryejnë kërkime në zonë.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.12.2015, 06:20, në sallën Operative Kavajë, ka mbërritur një telefonatë nga Salla Operative Lushnje, se në vendin Grykëderdhjen e Shkumbinit, në pjesën e lumit kanë hyrë për të peshkuar katër shtetas:
1- A. S, vjeç, 2-J. S, vjeç,
3-B. L, 60 vjeç, 4-L. Zh, 45 vjeç,
Në një moment këta shtetas kanë pasur problemeve në varkë, dhe si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit është permbysur varka.
Si pasojë shtetasi me iniciale L. Zh, 45 vjeç, nuk ka mundur të dalë në breg.
Policia e Kavajës, Policia Kufitare e Durresit janë angazhuar dhe po punojne për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e këtij shtetasi.