Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e të shtunës në Palasë.
Një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë. Si pasojë, 3 persona që kanë qenë brenda tij kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime të lehta.











