Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm, Autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35 minuta,
ku, drejtues i mjetit tip ‘Peugeot’,I. Z., ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit është dërguar në S.Q.U dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendin e ngjarjes, po kryen veprimet hetimore dhe po punon për normalizimin e fluksit të lëvizjes.