• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbyllën me sukses misionin e shuarjes se zjarreve në Shqipëri, Peleshi falenderon BE, Holandën e Çekinë

by Java News
27/08/2021 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të operacioneve për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka falenderuar Holandën për ndihmën e dhënë në këtë situatë të vështirë për vendin tonë.

Mbështetja e Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE ka rezultuar thelbësore në përballimin e situatës së zjarreve të krijuar në vendin tonë gjatë muajit gusht.
Në aktivitetin e organizuar në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi falenderoi Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, si dhe të gjithë ekipin holandez për ndihëm e dhënë dhe për mbylljen me sukses të këtyre operacioneve.

“Është momenti për të falenderuar së pari delegacionin Evropian, Ambasadorin personalisht, sepse përmes organizmave të BE kemi bërë të mundur që në një kohë shumë të shpejt të sigurojmë një mbështetje solidare nga dy shtete antare të BE, shtete mike si Holanda dhe Çekia, ndaj unë dua ta falenderoj edhe ambasadorin e Holandës dhe përfaqësuesit e ambasadës së Çekisë.

Jemi thellësisht të prekur për solidaritetin e treguar në momentin kritik të kësaj stine shume të nxehtë e të jashtëzakonshme. U bëmë të gjithë bashkë institucionet në nivel vendor dhe qëndror, por edhe vendet partnere mike për ta përballuar me sukses.”, tha Pelshi.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i pranishëm në aktivitet falenderoi ekipet holandeze dhe çeke për ndihmën, për kontributin mjaft pozitiv që kanë dhënë për të mbrojtur mjedisin e shpëtuar jetë. Po ashtu ai falenderoi shtetin shqiptar për solidaritetin që tregoi me pritjen e 120 trupave të parë afganë që mbërriten në Shqipëri.

“Kjo është ajo që ne quajmë skuadra e Evropës dhe është ajo që bën të gjitha përpjekjet për të ndihmuar të gjithë partnerët e ngushtë. Me sa kuptuam edhe nga ministri i Mbrojtjes ndihma e dhënë nga këto ekipe ka qenë thelbësore, në këtë verë të vështirë me zjarre në pyje. BE dhe shtetet evropiane edhe njëherë kanë dëshmuar solidaritetin e tyre me Shqipërinë. Tani jemi në Aeroportin e Rinasit, ku pak orë më parë kanë zbritur 120 refugjatët e parë afganë, do të doja gjithashtu të përshëndesja Shqipërinë për solidaritetin e treguar.”, tha Soreca

I pranishëm në këtë aktivitet Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, falenderoi Bashkimin Evropian për vendimin e shpejtë që mori për të ndërhyrë si dhe trupat shqiptare për punën e tyre në luftën me zjarret dhe bashkëpunimin shumë të mirë.

Helikopterët holandezë dhe ai çek, që prej datës 6 gusht iu bashkuan përpjekjeve të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve të tjera lokale për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret./m.j

 

Next Post
Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë/ 25-vjeçarja që shpëtoi tregon tmerrin: Isha në vendin e parë, nga furgoni më nxorrën…

"22-vjeçarja me “Land Rover” i preu rrugën furgonit"/ Ekspertiza për aksidentin me 5 viktimat në Qafën e Muzinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In