• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbarimi, tarifat dhe procedurat që do të ndiqen

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në ligjin shërbimin e përmbarimit janë shpjeguar dje në komisionin e Ekonomisë nga ministri Ylli Manjani, i cili ka hasur edhe kundërshtimin e deputetëve demokratë për tarifën e suksesit, pagesë e cila tashmë do të ndahet në dy pjesë. Ministri i Drejtësisë sqaroi ndër tjera, se ndryshimet do të reduktojnë nivelin e kredive me probleme në sistemin bankar, duke evidentuar masat konkrete me propozime për ndryshimet. Ai iu referua gjithashtu edhe shqetësimit të ngritur prej kohësh për përmbaruesit privatë, të cilët janë paguar pa dhënë vendimet. “Ajo që ndodhi rëndom në treg pas futjes të përmbaruesve privatë ishte fakti që përmbaruesi merr tarifën dhe nuk ekzekuton vendimin. E thënë kështu duket e thjeshtë, por kur ke të bësh me klientë të fuqishëm siç janë bankat, tarifa në këtë rast, shumë e majme dhe justifikimi i përmbaruesve është i shumëllojshëm”, parashtroi Manjani, teksa foli edhe për skemën se si do të zgjidhen këto probleme.

“Zgjidhja më oportune në këtë rast është që ta bëjmë përmbaruesin të interesuar për të zbatuar titullin ekzekutiv, dhe e vetmja mënyrë që vendimi i gjykatës të zbatohet duhet që përmbaruesi të ketë motiv të marrë lekët e tij. Mënyra për ta bërë këtë aktiv është që tarifa të ndahet. Në ndarje do të përfshihet tarifa e suksesit, është një formulë të cilën Banka Botërore ka kohë që e sugjeron për ta përdorur në praktikat tona”, tha ai. Më pas me ndërhyrjen e deputetit të djathtë, Sherefedin Shehu, për skepticizmin dhe mosbesimin për tarifën e suksesit, Manjani sqaroi se hapësira për suksesin do të shfaqet së pari, te rënia e nivelit të kredive me probleme. “Ky ligj ndikon në uljen e kredive të këqija dhe nuk është vetëm kjo. Mbase duhet parë në harmoni me ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile. Mund t’u them që shoqata e Bankave dhe Banka Botërore, kanë qenë mbështetës të kësaj nisme sepse me të goditurat nga shërbimi përmbarimor “dembel” janë bankat. Domethënë, në marrëveshjet që ato kanë më përmbaruesit, këta të fundit marrin tarifën dhe nuk ekzekutohet kolaterali. Ajo që ka ndodhur sot në bilancin e bankave është që kanë në pasurinë e tyre kolateralë në vlera marramendëse që nuk korrespondojnë me realitetin dhe që praktikisht po t’u bësh kapitalin, kanë më shumë kolateralë, çka do të thotë se nuk është ky qëllimi i Bankës”, tha ai.

Sërish ka qenë Shehu, ai që ka ndërhyrë duke folur për pazare të reja në shërbimin përmbarimor. “E përmendet dhe vetë ju që bëhet pagesa e nuk bëhet puna. I bie që ka pazare. Është tarifë që e paguajmë dhe nuk marrim shërbimin e si mund të flasim për sukses”, ka kërkuar të dijë Shehu. Nga ana e tij, ministri Manjani ka shpjeguar edhe mekanizimin për marrëveshjen e re me ndarjen e pagesave. “Në qoftë se tarifa sot është 100 lekë dhe këtë shumë përmbaruesi e merr dhe e fut në xhep duke mos kryer asnjë punë për arsye që gjen vetë ai, këtë 100 lekësh ne duam ta ristrukturojmë tani me marrëveshjen sipas ligjit. Kjo do të thotë se 40 lekë do t’i marrë paraprkaisht përmbaruesi për të paguar shërbimin, rojen, tarifat etj., dhe 60 lekëshin do të duhet ta marrë në momentin që tregon se ka ekzekutuar detyrimin. Kemi shtuar dhe një element tjetër shtesë; kur ka detyrime financiare, e kemi bërë si te noteri. Do t’ia çosh në llogari përmbaruesit që të ekzekutohet menjëherë dhe në momentin që i kalon shuma e lekëve te kreditori, atëherë ai do të marrë tarifën e suksesit. Pra, 60 lekëshi do të jepet në çastin që është kryer ekzekutimi i detyrimit. Ky është dallimi”, e ka mbyllur ai.

Procedurat

Në ndryshimet që janë propozuar në Kodin Civil, parashikohet që mes bankave dhe debitorëve të arrihet marrëveshje paraprake. Vetëm në rastet kur kjo marrëveshje nuk do të arrihet, atëherë do të veprohet nëpërmjet përmbaruesve. Në këtë rast do të jenë bankat të cilat do të paguajnë fillimisht detyrimet për vënien në zbatim të sekuestros mbi pronën dhe në përfundim të ankandit të gjitha kostot do t’i kalojnë debitorit. Një tjetër ndryshim është dhe metodika e vlerësimit të pasurisë e cila do të dalë në ankand. Në relacionin e qeverisë referohet se shumica e proceseve gjyqësore, në rastet e shitjes së pronave të lëna kolateral, kanë të bëjnë me vlerësimin e pasurisë. Ndaj dhe në draft është saktësuar se vlerësimi do të bëhet vetëm nëpërmjet një metodike të posaçme e cila do të miratohet prej Këshillit të Ministrave. “Nëse kreditori dhe debitori, brenda një jave, nuk arrijnë një marrëveshje për vlerën e sendit, mbi të cilin është vendosur sekuestroja, përmbaruesi gjyqësor, me asistencën teknike të një eksperti të licencuar të fushës, brenda 15 ditëve përcakton me vendim, vlerën e sendit, sipas metodologjisë dhe procedurës së përcaktuar me udhëzim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ndryshimet e propozuara për nenin 564 të Kodit Civil. Për të dhënë një zbatim më konkret të procedurës, qeveria ngarkon zyrat e përmbarimit të angazhojnë ekspertë të licencuar për vlerësimin e pronave të cilat do të dalin në ankand. Në rast të kundër në përballjen në gjykatë vlerësimi nuk do të njihet. Sa i përket procedurës së shitjes së pronave, projektligji parashikon deri në tre ankande. Ku në rastin e ankandit të tretë vlera zbret në masën 30 për qind.

ma.me

Next Post

France Football: Këta janë katër kandidatët për Topin e Artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In