• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përmbarimi, tarifat dhe afatet e reja

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka propozuar në parlament lehtësimin e procedurave për shitjen në ankand të pronave të individëve apo kompanive të cilët nuk arrijnë të shlyejnë kreditë. Sipas projektligjit, nëse kolaterali nuk shitet në ankandin e parë,  do të veprohet me uljen e çmimit në 30 për qind të vlerës së pronës. Madje në rast se përmbaruesit nuk arrijnë të shesin objektin dhe në ankandin e tretë, atëherë do tu lind e drejta të veprojnë dhe mbi pasuritë e tjera që ka kredimarrësi.

Gjithësesi, në ndryshimet të cilat propozohet të bëhen në Kodin Civil, parashikohet që mes bankave dhe debitorëve të arrihet marrëveshje paraprake. Vetëm në rastet kur kjo marrëveshje nuk do të arrihet, atëherë do të veprohet nëpërmjet përmbaruesve. Në këtë rast do të jenë bankat të cilat do të paguajnë fillimisht detyrimet për vënien në zbatim të sekuestros mbi pronën dhe në përfundim të ankandit të gjitha kostot do t’i kalojnë debitorit.

Një tjetër ndryshim i propozuar është dhe metodika e vlerësimit të pasurisë e cila do të dalë në ankand. Në relacionin e qeverisë nënvizohet se shumica e proceseve gjyqësore, në rastet e shitjes së pronave të lëna kolateral, kanë të bëjnë me vlerësimin e pasurisë. Ndaj dhe në draft është saktësuar se vlerësimi do të bëhet vetëm nëpërmjet një metodike të posaçme e cila do të miratohet prej Këshillit të Ministrave.

“Nëse kreditori dhe debitori, brenda një jave, nuk arrijnë një marrëveshje për vlerën e sendit, mbi të cilin është vendosur sekuestroja, përmbaruesi gjyqësor, me asistencën teknike të një eksperti të licencuar të fushës, brenda 15 ditëve  përcakton me vendim, vlerën e sendit, sipas metodologjisë dhe procedurës së përcaktuar me udhëzim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ndryshimet e propozuara për nenin 564 të Kodit Civil. Për të dhënë një zbatim më konkret të procedurës, qeveria ngarkon zyrat e përmbarimit të angazhojnë ekspertë të licensuar për vlerësimin e pronave të cilat do të dalin në ankand. Në rast të kundër në përballjen në gjykatë vlerësimi nuk do të njihet.

Sa i përket procedurës së shitjes së pronave, projektligji parashikon deri në tre ankande. Ku në rastin e ankandit të tretë vlera zbret në masën 30 për qind. Por nëse sërisht nuk arrihet shitja, përmbaruesi ka të drejtën ti ofrojë kreditorit të blejë objektin me këtë çmim. Nëse sërish marrëveshja nuk do të arrihet, atëherë do të veprohet me shitjen e pronave të tjera të subjektit i cili ka marrë kredinë. Kjo deri në arritjen e shumës e cila nuk është shlyer nga kredia. “Në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë, brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor cakton çmimin e ri të sendit, në masën 30% të çmimit të përcaktuar nga përmbaruesi, sipas nenit 564, të këtij kodi. Ankandi i tretë për shitjen e sendit bëhet sipas rregullave të përcaktuara në nenin 568, të këtij kodi, dhe zhvillohet jo më vonë se 30 ditë nga e nesërmja e datës së caktimit të çmimit të ri.

Në rast se në ankandin e tretë nuk është paraqitur asnjë ofertues, përmbaruesi gjyqësor I propozon, në fillim kreditorit, që,  kundrejt kredisë, të marrë sendin me çmimin  e ankandit të tretë. Në rast se kreditori nuk pranon ta marrë sendin,  përmbaruesi gjyqësor heq sekuestron mbi sendin e sekuestruar dhe vijon procedurat përmbarimore mbi pasuri të tjera të debitorit”, thuhet në propozimet e bëra për ndryshimin e nenit 577 të Kodit Civil. Një tjetër ndryshim është dhe vendosja e kamatëvonesave. Gjykata në këtë rast duhet të parashikojë se nga data  e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit deri në përmbushjen e plotë të detyrimit, llogaritet kamata ligjore. Në përllogaritjen e detyrimit dhe të kamatave, gjykata mund të thërrasë ekspertë të licencuar i cili nuk duhet të ketë pasur lidhje të mëparshme me asnjë nga palët.

FMN dhe BB të shqetësuar

Problemi i kredive të cilat nuk shlyhen nga individët apo kompanitë është konsideruar si shqetësues për Shqipërinë. Edhe pse vendi ynë nuk vuajti menjëherë pasojat e krizës globale financiare dhe krizës në euro, niveli i kredive me probleme u rrit në mënyrë të qëndrueshme. Një pjesë e madhe e tyre është e kolateralizuar me pasuri të patundshme dhe është e koncentruar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Ky problem është evidentuar edhe nga FMN-ja dhe Banka Botërore si një nga më kryesore me të cilën përballet vendi ynë. Llogaritet që niveli i kredive të këqia shkon në 20 për qind të totalit. Në mënyrë që të gjendet një zgjidhje u sugjerua ngritja e një grupi pune ndërinstitucional të nivelit të lartë i cili që kishte si synim adresimin dhe reduktimin e nivelit të kredive të këqija në sistemin bankar.

Ndryshimet e plota të paraqitura në Kuvend 

Neni 564

Vlerësimi i sendit të sekuestruar

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 36)

Nëse kreditori dhe debitori, brenda një jave, nuk arrijnë një marrëveshje për vlerën e sendit, mbi të cilin është vendosur sekuestroja, përmbaruesi gjyqësor, brenda 15 ditëve, përcakton me vendim vlerën e tij, bazuar në aktin e ekspertimit, të paraqitur nga një ekspert i licencuar dhe në vlerën reale të pasurisë në treg, në çastin e vënies së sekuestros mbi të. Përmbaruesi gjyqësor, brenda 10 ditëve nga data e caktimit të vlerës, njofton kreditorin dhe debitorin për çmimin e caktuar. Kundër vendimit të përmbaruesit palët mund të bëjnë ankim të veçantë.

Neni 577

Përsëritja e ankandit

(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 42)

Në rast se në ankandin e parë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë, brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor përcakton çmimin e ri të sendit, jo më të ulët se 20 për qind të çmimit fillestar të caktuar në ankandin e parë. Ankandi i dytë për shitjen e sendit zhvillohet jo më vonë se 15 ditë nga data e caktimit të çmimit të ri.

Në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë përmbaruesi i propozon në fillim kreditorit që, kundrejt kredisë, të marrë sendin me çmimin e ankandit të dytë. Në rast se kreditori nuk pranon ta marrë sendin, përmbaruesi gjyqësor heq sekuestron mbi sendin e sekuestruar dhe vijon procedurat përmbarimore mbi pasuri të tjera të debitorit. Kur kreditorët që kërkojnë të marrin sendin kundrejt kredisë janë disa, përmbaruesi gjyqësor deklaron blerës kreditorin që Brenda 3 ditëve nga propozimi jep çmimin më të lartë se çmimi i caktuar për ankandin e ri.

Neni 525

Shpenzimet e ekzekutimit

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 23)

Tarifat e përcaktuara për ekzekutimin e urdhrit ekzekutiv paguhen fillimisht nga kreditori dhe pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit i ngarkohen debitorit. Shpenzimet e tjera gjatë procedures së ekzekutimit paguhen nga pala, që i ka shkaktuar ato

“Neni 564

Vlerësimi i sendit të sekuestruar

Nëse kreditori dhe debitori, brenda një jave, nuk arrijnë një marrëveshje për vlerën e sendit, mbi të cilin është vendosur sekuestroja, përmbaruesi gjyqësor, me asistencën teknike të një eksperti të licencuar të fushës, brenda 15 ditëve  përcakton me vendim, vlerën e sendit, sipas metodologjisë dhe procedurës së përcaktuar me udhëzim të Këshillit të Ministrave. Përmbaruesi gjyqësor, brenda 10 ditëve nga data e caktimit të vlerës, njofton kreditorin dhe debitorin për çmimin e caktuar.”.

Neni 8

Paragrafi i dytë, në nenin 577, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë, brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor cakton çmimin e ri të sendit, në masën 30% të çmimit të përcaktuar nga përmbaruesi, sipas nenit 564, të këtij kodi. Ankandi i tretë për shitjen e sendit bëhet sipas rregullave të përcaktuara në nenin 568, të këtij kodi

, dhe zhvillohet jo më vonë se 30 ditë nga e nesërmja e datës së caktimit të çmimit të ri. Në rast se në ankandin e tretë nuk është paraqitur asnjë ofertues, përmbaruesi gjyqësor I propozon, në fillim kreditorit, që,

kundrejt kredisë, të marrë sendin me çmimin  e ankandit të tretë. Në rast se kreditori nuk pranon ta marrë sendin,  përmbaruesi gjyqësor heq sekuestron mbi sendin e sekuestruar dhe vijon procedurat përmbarimore mbi pasuri të tjera të debitorit”.

Neni 525

Tarifat e përcaktuara për ekzekutimin e urdhrit ekzekutiv mund të paguhen, fillimisht, nga kreditori dhe, pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit, i ngarkohen debitorit. Shpenzimet e tjera, gjatë procedurës së ekzekutimit, paguhen nga pala që i ka shkaktuar ato.

Tarifat  bazë  dhe tarifat e suksesit, si dhe radha e pagesës së tyre përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Mrekullia e Lionit në foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Letrës së Trump për Ramën i dha vlerë narrativa idiote e PD-së

January 19, 2026
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

E rëndë, 16 vjeçarja humb jetën në spitalin e Shkodrës, dyshohet për..

January 19, 2026
Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

Dosja “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha paraqitet sot në GJKKO për..

January 19, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

January 19, 2026
Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

January 19, 2026
FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

January 19, 2026
Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

January 19, 2026
U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

January 19, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In