• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbaje veten Ilir

by Artur Ajazi
15/09/2020 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kreu i shtetit në detyrë, nuk po lë ditë dhe datë të shënuar, pa u bërë thirrje nga frëngjia e “presidentit” shqiptarëve. Vetëm një i marrë, dhe një i rrjedhur plotësisht mund të veprojë dhe mund të shkelë me të dy këmbët Kushtetutën siç po vepron ai. Kësaj here ai ka zgjedhur Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka zgjedhur dhe vargje të Abraham Lincoln, për t’ju drejtuar shqiptarëve, të ngrihen për të “rivendosur demokracinë dhe shembur regjimin e instaluar”. Dhe kush e thotë, një njeri që hyri nga dritarja e politikës, mori dhe mbajti pushtet sa deshi, vuri  pasuri me “okë”, arriti majat e pushtetit, dhe kërkon sërish të rikthehet si në ditën e parë.

Duke cituar Lincoln dhe të mbijetuarin e Holokaustit Elie Wiesel, kryetari shtetit në Shqipëri, bën paralelizma qesharake me kohë të ndryshme. Ilir Meta ose nuk e di se, Shqipëria e ka fituar demokracinë qysh në 1990 me studentët e Dhjetorit, ose kërkon të bëhet një “Lincoln apo Wiesel i dytë” duke dashur të lërë në prag të ikjes nga politika, gjurmët e fundit. Një kryetar shteti që nuk di se çfarë bën, se nuk di çfarë flet dhe cilin citon, duke dashur të shfryjë hakmarrjen e madhe që ka me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, natyrisht nuk ka se si të merret më seriozisht. Përgjatë gjithë periudhës, që ai ka qenë kryetar shtetit në këtë vend (dhe që në fakt vetëm i tillë nuk ka qenë) shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar, kanë patur rastin të njihen me njeriun që shkeli betimin që bëri para Kushtetutës, njeriun më të njëanshëm, dhe më ekstremistin e pashembullt, kanë patur rastin të njihen me politikanin e papërgjegjshëm, që gajasi gjithë dynjanë, me “protestat dhe thirrjet e tij antiqeveritare”.

Eshtë skandaloze të dëgjosh dhe lexosh në rrjetet sociale, thirrjet e kryetarit të shtetit, daljen e tij haptazi kundër një qeverie të ligjshme, kundër një Parlamenti të ligjshëm, kundër një kryeministri të ligjshëm, dhe kjo vetëm për faktin sepse ka humbur gjithçka që kishte fituar nga politika, veç pasurisë tij. Ai dhe partia që formoi (për inat të mullixhiut-Nano) ishin  dhe do të mbeten zgjedhja  dhe zgjidhja e vetme, por edhe e përkohshme, që ai bëri në mbrojtje të interesave të momentit dhe të ardhmes së tij në politikë. LSI pas 25 Prillit 2021, nuk ka gjasa kurrë të jetë  më “lavierrësi” tundues, që përcakton fatin e pushtetit dhe qeverisjes  së fituesit. Ajo parti, duket se do të jetë streha e vetme e një kryetari  shteti, që asnjëherë nuk doli nga korniza e tij, por mbeti peng i ambicjeve dhe ëndërrave për pushtet. Ilir Meta duke dashur të bëhet jo vetëm “interesant” por edhe “karizmatik” në fund të karrierës tij, por kërkon të ringjallë me vargje poezish dhe citate të huazuara, “zemërimin e shqiptarëve”.

Në postimin e fundit   si  asnjë  tjetër  kryetar shteti, në një vend  demokratik, ai  kërkon “zgjim, reagim, bashkim, ndryshim”. Sinqerisht, sikur kisha para syve  Vladimir Iliç Leninin, në fjalimin e tij  para punëtorëve të hekurudhës (sovjetëve), pas kthimit nga Gjermania. Edhe ai, kërkon të bëjë revolucion, kërkon të bëjë atë që Lulzim Basha nuk e arriti dot, kërkon të përmbysë me dhunë (sepse me votë nuk mundet për 100 vjet) një qeverisje të ligjshme të një vendi demokratik. Përmbaje inatin Ilir, përmbaje  vehten kur të  vijnë  mllefe të tilla, sepse në Shqipëri nuk ke çfarë të përmbysësh, veç në kthefsh përmbys Presidencën. Përmbaje vehten Ilir përmbaje, sepse  ndryshe, do të mendojmë se nuk ke “shkarë” por ke rrjedhur plotësisht.

Next Post
Boksieri vret me grushte partneren e tij, në muajin e katërt të shtatzënë

Boksieri vret me grushte partneren e tij, në muajin e katërt të shtatzënë

Comments 1

  1. Ersela says:
    5 years ago

    Turpi botes ky njeri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com