• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përlotet babai i 23-vjeçares që vdiq në Spitalin e Vlorës, rrëfen telefonatën e fundit me të dhe ndarjen nga gruaja

by A R
30/09/2021 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i 23-vjeçares, që vdiq tragjikisht në Spitalin e Vlorës, u përlot, teksa fliste për të bijën në emisionin “Me zemër të hapur”.

Babai i të resë së ndjerë rrëfeu ndarjen me bashkëshorten, të cilën e kishte përballë në studio, si dhe fejesën e të bijës, duke mohuar prerë se e ka shitur vajzën te burri i saj dhunues.

Rrëfimi i babait të të ndjerës: Burri: Nuk kam qenë në dijeni që personi që u fut për vajzën time mori 1 mijë euro. Po ta di këtë, personi do të ketë plumbin. Vajza nuk ma ka thënë kurrë, nuk do ta lija çupën të shitej. Ajo u fejua me mblesëri, më tha se do ta marrë, edhe pse i thashë që të priste. Më tha që e donte. Pyeta nja dy veta dhe më thanë që ai është djalë i mirë, nuk ka vese, është punëtor. Për mua kumarxhi nuk ishte, punëtor ishte, dy vitet e para kaluan për së mbari. Më merrte në telefon çupa, më thoshte që kalonin me hare dhe për bukuri. Bashkëshortja e di që ne kemi humbur dhe një çupë tjetër, të porsalindur, dhe nuk e lija unë këtë, çupë të vetme.

Pse u divorcuat dhe pse fëmijët ndenjën me ty? Nëse i kam asaj gruaje një gjysmëfaji, unë mbaj përgjegjësi dhe përgjigjem para Perëndisë. Për vjehrrin kam respekt, më ka respektuar si babai im, jap jetën për të. Vetëm kur e pashë që kishte bërë rrobat gati. U mundova gjatë, por çdo gjë ishte e kotë. Unë s’e kam dashur kurrë ndarjen, për atë Zot lart, sepse nuk jam i tillë. Zonja e di shumë mirë sa e kam dashur dhe respektuar. Hodha gjithë njerëzit e mi poshtë për të. Nuk i di kurrë ajo llafet nga unë, sharjet, etj. Jam një njeri hallexhi, s’jam unë një njeri të varros vajzën 23 vjeçe. E kam pritur për rreth dy vite, me kokën nga rruga se mos vinte, e kam lutur të bashkoheshim për shkak të fëmijëve. E dija që vuante nga milingjiti, i kam ndenjur në këmbë. Kur u fejua vajza, nuk kam folur me të, se nuk kisha me çfarë të flisja, nuk i kisha numër. Për herë të fundit ka folur çupa me gjyshen, që i kërkoi nënën, por ajo i tha se nuk flet dot, pasi është me të vjella.

Kur e more vesh që vajza dhunohej nga burri? Sapo erdha nga puna, po haja bukë. Sapo u ula të qetësohesha, më merr në telefon nëna ime dhe më thotë që vajzën e kemi sëmurë. Vajza kishte shkuar në spital. Fola me vëllain e vogël, na duheshin lekë. Mora vëllanë e madh dhe i tregova problemin, tha direkt që do na ndihmonte. Më mori sërish vëllai i vogël dhe i thashë që do i dërgojë lekët me autobus vëllai i madh. Pastaj, më merr vëllai i vogël dhe më jep lajmin. Kisha një brengë se çfarë do bëhej, atë fëmijë s’e pashë që 15 vjeçe, kisha pesë vite pa e parë. E putha për herë të fundit dhe e varrosa.

Si të mos e mbaj mend telefonatën e fundit me të. Më mori në telefon, më pyeti se çfarë po bëja. E pyeta çfarë kishte, më tha që ‘thjesht të mora’. E pyeta nëse kishte nevojë për ndonjë gjë, jo më tha. Pastaj më fiku telefonin, sepse më tha që kishte pak punë e do më merrte sërish. I rashë dy-tre herë, por nuk ma hapi. Kjo ishte telefonata e fundit me të 10 ditë para se të vdiste.

A kishte hatërmbetje mes jush? Thuhet se ka dëshmitar që biseda e fundit mes jush nuk ka qenë e qetë. I ke thënë “Akoma je gjallë”? Jo nuk është e vërtetë. I kam kërkuar mos prishë familjen. Kam folur me dhëndrin ai më thoshte gjëra të tjera.

Pse është në burg sot? Thonë për dhunë por nuk e di. Dhëndri ka përfituar nga neglizhenca ime. Nipërit shkova i takova, pasi varrosa vajzën. Ishin mirë. I nxora shëtitje në Vlorë.

/a.r

Next Post
Sondazhi i Euronews: 50% e shqiptarëve nuk bënë pushime verore këtë vit

Sondazhi i Euronews: 50% e shqiptarëve nuk bënë pushime verore këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In