• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përllogaritja e kostove/ Makinat para vitit 2000, sa duhet të paguani për t’i mbajtur në qarkullim

by Java News
03/01/2017 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e makinave të prodhuara para vitit 2000, brenda 1 korrikut të 2017-s duhet të plotësojnë standardin “euro 3” të shkarkimit të gazrave, pasi qeveria ka në plan të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra që ndotin ajrin.

Përgjegjësinë për plotësimin e standardit “euro 3” e mban pronari i makinës, në këtë rast kostoja do të paguhet prej tij. “PANORAMA” zbardh tarifat që duhet të paguajë një qytetar për instalimin e katalizatorëve dhe marmitës katalitike.

Sipas specialistëve, kostoja për çdo makinë të vjetër varion nga 17 mijë lekë deri në 150 mijë lekë. Kjo është kostoja që duhet të paguajë një qytetar që disponon një makinë të vjetër, qoftë me benzinë apo naftë, në rast se dëshiron ta mbajë atë ende në qarkullim, pas korrikut të 2017-s.

Detyrimi i marrjes së masave për përshtatjen e makinave me vit prodhimi para 2000-it me standardin “euro 3” përcaktohet në projektvendimin e Ministrisë së Mjedisit. Drafti vendos limitet e shkarkimit të gazrave për makinat e vjetra, sipas standardit “euro” me qëllim që të ulet niveli i ndotjes në ajër.

Për këtë shkak, nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzinë apo me naftë, që i përket standardit “euro 1” dhe “euro 2”, duhet të marrë masa për instalimin e katalizatorëve apo filtrave që makina e tij të përshtatet me standardin “euro 3” që kërkohet. Nisma e Ministrisë së Mjedisit pritet që së shpejti t’i kalojë për miratim qeverisë.

SA DO TË PAGUAJMË

Sipas specialistëve, instalimi i një katalizatori që redukton nivelin e shkarkimet të ndotësve të gaztë kushton nga 17 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Në rast se makina është shumë e vjetër dhe do të kërkohet instalimi i marmitës katalitike, tarifa për instalim kushton 150 mijë lekë.

1

Nëse një qytetar disponon një makinë që i përket standardit “euro 1” (viti i prodhimit 1 janar 1992 deri më 31 dhjetor 1995), apo një makinë që kategorizohet në standardin “euro 2” (viti i prodhimit 1 janar 1996 deri më 31 dhjetor 1999), ka afat deri në korrik të 2017-s të instalojë katalizatorët për ta përshtatur atë me standardin “euro 3” që kërkohet.

Në rast të kundërt, nëse brenda muajit korrik pronari i makinës nuk e përshtat mjetin me standardin që do të kërkohet nga qeveria, makina nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave në kolaudim. Pas kësaj, makina do të ndalohet të qarkullojë, pra do të bëhet çregjistrimi. Penalizimi përcaktohet në draftin e qeverisë.

“Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik të mjeteve motorike të mos lejojnë përdorimin e mjeteve ekzistuese në qarkullim, të cilat pas datës 1 korrik 2017 nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendim”, thuhet në relacion.

Ministria e Mjedisit argumenton në relacion se projektvendimi është në përputhje me angazhimet dhe objektivat e qeverisë për uljen nivelit të ndotësve të gaztë që shkarkohen në ajër. Rreth 48 për qind deri në 60 për qind të ndotjes së ajrit në vend vjen nga qarkullimi i makinave, sipas Ministrisë së Mjedisit.

ma.me

Next Post
Gjermani, rriten shitjet e librit të Hitlerit, 85 mijë kopje në 2016

Gjermani, rriten shitjet e librit të Hitlerit, 85 mijë kopje në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In