Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike pasi dyshohen si përgjegjës të një sulmi me thikë të ndodhur më 27 tetor në Londër, ku mbeti i plagosur një 30 vjeçar.
Sipas mediave vendase, të arrestuarit janë shtetasit Arseld Hysaj dhe Dardan Dollapaj. Ata dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Personi që mbeti i plagosur ndodhet në spital gjendje kritike për jetën. Autoritet ende nuk kanë një pistë të saktë për këtë ngjarje.











