Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin B.H., 17 vjeç, banues në fshatin Kocul, Bashkia Selenicë, pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të përleshjes mes 2 qenve.
Policia lokale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po kryen gjithë veprimet proceduriale përkatëse. /a.m.