• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përkujtohet “21 janari”, Rama: Të vrarët në bulevard u rivranë në gjykatë! Do bëhet drejtësi!

by Java News
21/01/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 7 vite nga ngjarja tragjike e “21 janarit”, ku katër persona mbetën të vrarë në bulevard teksa protestonin me Partinë Socialiste, në opozitë në atë kohë.

Shtatë vite më parë, pikërisht në 21 Janar 2011, Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke varë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Kreu i Qeverisë ka mbledhur në kryeministri familjarët e viktimave të “21 janarit”.

Gjatë takimit ka marrë fjalën edhe vajza e njërit prej viktimave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në 21 janarin e 7 viteve më parë.

Ana, vajza e Ziver Veizit ka shprehur besimin se Reforma në Drejtësi do të japë edhe drejtësinë e merituar për 4 viktimat.

“Historia ka mësuar se popujt në vite besojnë tek drejtësia. Nuk kisha mundësi të shkruaja një letër më herët, por them se besoj tek drejtësia për vdekjen e babait tim. Besojmë tek reforma në drejtësi,” tha ajo.

Kryeministri Rama deklaroi se të vrarët në bulevard u rivranë në gjykatë

“Ka ikur edhe një vit tjetër dhe drejtësia përsëri ka vonuar dhe kjo peshon ndjeshëm çdo vit. Prej 7 vitesh plagë padrejtësie në 4 familje. Pallati i drejtësisë ka fillur të shembet nga themelet. Të vrarët në bulevard u rivranë në gjykatë“, deklaroi Rama

Në 7 vjetorin e demonstratës që u përmbyll me 4 të vrarë, Rama tha se drejtësia po vonon për këtë ngjarje, por qe drejtesi do behet.

“21 janari është kthyer në dëshmitar kombëtar i pafuqisë çerekshekullore të njeriut të zakonshëm të këtij vendi përballë murit qorr dhe shurdh të drejtësisë së tredhur nga krimi, shëmbëlltyrë kombëtare të nevojë ulëritëse të njeriut të zakonshëm për drejtësi dhe padurimit popullor teksa koha ikën dhe drejtësia vonon. Një pasqyrë kombëtare të përpjetës së lartë të betejës së shpallur në tre vitet e fundit për një reformim drastik të sistemit të drejtësisë ku në çdo hap ndeshemi me forcën e dëshpërimit të organizatave, klaneve, celulave antireformë në Parlament, në pallatin e drejtësisë, në kazanin mediatik e kështu me radhë”, deklaroi Kryeministri

Rama iroinizoi edhe PD-LSI

“Vettingu ka fillur. Në shkurt nis ndëshkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Sot kërcënojnë të marrin peng Shqipërinë, sepse i trembën si djalli temjanit asaj që vjen pas vettingut. Deri para 4 muajsh drejtësia vepronte dhe ishte e lirë sipas patriotëve me çizme. Ata që mbanin lidhur drejtësinë që po u shpëton nga duart, sot thonë se as vetë Zeusi nuk i ndal dot këta shpëtimtarë të mëdhenj të Shqipërisë.”, deklaroi kryeministri

a.ç

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155492679966523/

Next Post
EMRAT/ Shpërndanin drogë në kryeqytet, vihen në pranga dy persona

EMRAT/ Shpërndanin drogë në kryeqytet, vihen në pranga dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In