• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkimi kaq i dobishëm i fateve për PS është i dëmshëm për vendin

by Bajram Peçi
12/11/2021 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Sa më shumë ditë kalojnë, shoqëruar nën zhurmën e shkërrmoqjes së Partisë Demokratike, aq më tepër bindesh se rruga drejt mandateve të tjera pushtetare për Edi Ramën pastrohet dhe mirëmbahet me kujdesin e opozitës. Të tillë më të dobët, në këto 30 vjet pluralizëm, Shqipëria nuk ka njohur. Edhe më skeptiku, nga kushdo palë qoftë, se vë këtë në dyshim!

Fati i parë, ai që solli ndryshime, është përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë demokratike. E kish fituar mandatin z.Berisha, pasi ishte listuar në vend të sigurtë, ndonëse ishte i shpallur ai dhe familja e tij “Non grata” nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së. Prej këtij momenti rrodhën ngjarje, që shihet se do kulmojnë me përçarjen e Partisë Demokratike, ndarjen e saj në dy copa. Siç ndodh me tullat apo dominotë e vendosura verikalisht, rrëzimi i njërës, asaj të parës, pas goditjes sado të lehtë, do ndërpritet kur të jetë rrëzuar tulla apo guri i fundit. Zhvillimet janë të përditëshme. Mesi i dhjetorit do i qartësojë edhe më shumë mosmarrëveshjet.

Fati i dytë buron nga një shprehje popullore: “Një kapicë gurësh nuk është një shtëpi”. Kapica e gurëve në këtë rast ngjet të jetë çdo pjesë e opozitës së përçarë. Sa më të vogla të bëhen, aq më e pamundur bëhet fitimi i zgjedhjeve parlamentare, përmes të cilave mund të vish në pushtet. Largësia nga të qenurit në qeverisje bëhet edhe më e dukshme.

Fati i tretë është reagimi armiqësor i opozitës, krerëve të saj, ndaj reformës në drejtësi, ku spikatin në mënyrë të veçantë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Jo rrallë, kur flasin dhe përmendin reformën, kanë humbur arsyen. Nga ana tjetër Edi Rama dhe Partia Socialiste nxisin ritmin e zhvillimeve të saj dhe kërkojnë zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut. Kundërshtimi i opozitës për të dhënë votat, që i bëjnë ato të cilësuara, por dhe fryma në tërësi e qëndrimit të opozitës ndaj Vetingut (madje dhe Spakut), nuk mund të kalojnë pa u vënë re nga Amerika, e cila përbën mecenatin e gjithë këtij procesi, rojen, kujdestarin e tyre, mikun e madh të Shqipërisë.

Fatin e katërtë e përbën fakti, që opozitarët nuk e duan dhe aq njëri-tjetrin, pavarësisht dukjes, trukimit, kremrave e parfumeve që përdorin. Që në periudhën e pragzgjedhjeve kanë qenë dyshues ndaj njëri-tjetrit, për humbjen kanë bërë fajtorë njëri-tjetrin, deri kur zbuluan dhe përdorën termi “Masakër zgjedhore”. Përçarja PD-LSI është bërë e dukshme, kanë humbur respektin mes palëve, madje kanë kaluar në fyerje personale. Një opozitë e re, ajo e Berisha-LSI, siç ndonjë analist apo politolog parashikon, do ta fundosi edhe më keq qëllimin e marrjes së pushtetit dhe mbrojtjen e “familjes Gambino”.

E gjitha çka parashtrova më sipër është një fatkeqësi pë Shqipërinë. Mbetja pa opozitë ose me opozitë pa peshë, përbën rrezik për demokracinë. E shoh si fatkeqësi dhe zhvillim të dëmshëm për demokracinë sepse Edi Rama ndodhet në mandatin e tretë qeverisës dhe njerëz me mend në kokë kanë të drejtë të tremben nga qëndrimi i gjatë në pushtet i një njeriu, histori me të cilat jemi tejngopur e kemi vuajtur. Historia e Shqipërisë është e mbushur cipëzi me të tillë individë dhe një mandat i katërtë i Edi Ramës, do gëzojë elitën pushtetmbajtëse dhe administratën e të dy niveleve, por do jetë për të ardhur keq për njerëzit e thjeshtë. Kur përmend Edi Ramën si faktor, nuk kam harruar Partinë Socialiste, që nën ndikimin e “të parit’, vjen gjithnjë duke zbehur rolin e individëve të tjerë konkurues.

Edi Rama ka vlerat e tij dhe ndihmesën vetjake në drejtimin e shtetit, të cilat nuk mund t’i mohohen, ashtu siç nuk mund të kalosh pa vënë re edhe shfaqjet e vetkënaqësisë e ngopjes me pushtet. Ja një shembull “banal”: Nuk mjafton t’i thuash popullit se çmimet e tregut vetërregullohen nga vetë sistemi ekonomik ku ndodhemi, por duhet që si kryetar i familjes-shtet të kompensojë shtresat në nevojë dhe ato pa përkrahje sociale. Një bukë e cila para një viti ka qenë 40 lekë ndërsa sot tregtohet prej furrave 60 lekë, tregon një rritje çmimi 50 përqind, ndërsa pensionet që ndodhen në kufijtë e varfërisë, janë rritur 3-4 përqind. Po kështu dhe pagat e prekuar nga inflacioni. Me këtë shembull, pa u kapur ndaj kundërthënjeve të sipërfaqshme, dua të tregoj se te një qeverisje bien në sy e ka nevojë të duket më shumë provimi se sa mësimi!

Next Post
Pse ndodhi acarimi i madh pas hapjes së ‘dosjes LSI’ nga Gazmend Bardhi?!

Pse ndodhi acarimi i madh pas hapjes së 'dosjes LSI' nga Gazmend Bardhi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In