Lajmet që vijnë për gjendjen shëndetësore të Peles nuk janë të mira. Sipas Infobae, një gazetë argjentinase, shëndeti i tij po përkeqësohet dhe situata e tij është kritike, aq sa anëtarët e familjes kanë filluar t’i thonë lamtumirë.
Legjenda 82-vjeçare braziliane është shtruar që prej 29 nëntorit në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për kancerin e zorrës së trashë, i cili thuhet se po përhapet.
Ai është në terapi intensive dhe mezi flet. Megjithatë, ai është i rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij të dashur, me të cilët do të kalojë Krishtlindjet: dy vajzat dhe gruaja e tij janë atje me të. Bota e futbollit mbetet pezull, ndërsa Pele vazhdon të luftojë me jetën./m.j