• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përkeqësohet moti, dy ditët e ardhshme priten reshje intensive dhe stuhi

by A R
12/02/2018 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtrëngata shiu dhe dëborë do të shoqërojnë gjithë territorin e vendit gjatë ditës së nesërme. Më të rrezikuara nga përmbytjet pritet të jenë zonat jugore, ku sipas Institutit të Gjeoshkencave, do të ketë reshje intensive shiu shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta në zonat bregdetare.

IGJEUM parashikon përmbytje në zonat përreth lumit Vjosë, pasi do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve gjatë dy ditëve në vazhdim.

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.12) priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare, ndërsa nesër (e martë, dt.13) priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por intensive në jug. Në disa qarqe ato do të jenë lokalisht deri shumë intensive, duke u shoqëruar me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C.

ERA
Sot (e hënë, dt.12) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e martë, dt.13) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e nesërme (e martë, dt.13) dhe pasnesër (e mërkurë, dt.14) në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së nesërme (e martë, dt.13), ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë ditës së pasnesërme (e mërkurë, dt.14).

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, aksidentohet një kalimtare

Berat/ Përplasen 3 mjete, raportohet për të plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In