Lajmi për Skënderbeun që pritet të marrë një dënim të rëndë nga UEFA, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.
Të parat kanë qenë mediat italiane, të cilat kanë pasqyruar këtë ngjarje ku klubi shqiptar pritet që të përjashtohet për 10 vite nga kompeticionet europiane si dhe do të gjobitet me 1 milion euro gjobë.
Përveç mediave italiane kanë qenë dhe mediat greke që kanë shkurar për këtë çështje.
Më poshtë disa nga titujt kryesorë të mëdiave ndërkombëtare.
Premium Sport: Skënderbeu përjashtohet 10 vite nga aktivitetet europiane
Goal.com: Kaos Skënderbeu, përjashtohet 10 vite nga kompeticionet e UEFA-s
Tuttomercatoweb: Skënderbeu, 10 vite skualifikim për manipulim ndeshjesh
Gazzetta.gr: 10 vite përjashtim për Skënderbeun për baste
Calcioweb: E bujshme, Skënderbeu përjashtohet nga të gjithë aktivitetet e UEFA-s