• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përjashtimi, Hafizi: LIBRA do të vazhdojë! Blushi e ktheu partinë në një roman thriller

by Java News
21/01/2018 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja Mimoza Hafizi reagon pas lajmit të publikuar në media që e përjashtojnë nga partia Libra, duke theksuar se nuk ka shkelur asnjë normë etike dhe juridike të partisë. Ajo i drejtohet ish-kryetarit të partisë Ben Blushi duke i kërkuar sqarime, ndërsa e mbyll reagimin e saj me “Libra duhet të vazhdojë! Me parimet e para. Vetëm kështu populli do ta çmojë e do ta votojë”. 

Reagimi i plotë: 

Mbrëmë vonë mora vesh nga mediat se Komisioni i Etikës Libra më paska përjashtuar nga Partia! Plot një javë më parë!!!

Deklaroj se nuk kam shkelur për asnjë çast asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Mund t’i mbroj kudo argumentet e mia, edhe përpara Komisionit të Etikës. Komision i cili është mbledhur për të më përjashtuar pa më lajmëruar, pa më dhënë fjalën, pa dëgjuar e pa patur avokatinë time. Në shkelje të çdo norme etike dhe juridike, që respektohet qoftë formalisht edhe në vende e organizime diktatoriale.

Por mora vesh se në mbledhjen e përjashtimit tim kanë marrë pjesë vetëm 2 nga 5 anëtarët legalë të Komisionit. Z. G. K., anëtar që nga prilli 2017, i cili ka zëvendësuar Zj. J. M. të dorëhequr në atë kohë, nuk është thirrur. Z. Dh. B., është thirrur por nuk ka shkuar në mbledhje. Ma konfirmoi se po të kishte shkuar, do kishte votuar kundër këtij vendimi. Edhe Entela Kadriu, zonjë me personalitet të admirueshëm, kontributore me shumë vlera tek Libra, anëtare e këtij Komisioni, ma konfirmoi se nuk është thirrur. E kujtoj këtë zonjë në qëndrimin e vendosur dhe arsyetues që mbajti në mbledhjen e Komisionit të Etikës në maj 2017, për të mos përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë një djalë të ri nga Saranda, për të cilin Libra është shprehur publikisht dhe ka qenë krenare për koherencën e saj. Dhe ky vendim në saje të Entelës. Para një jave, kur Komisioni duhej të vendoste me unanimitet përjashtimin tim, Entela nuk u thirr. Kush pra paska vendosur për përjashtimin tim? Me matematikën e një partie përjashtuese, 40%=100%? Ky është unanimiteti?

Përjashtimi im nga Libra është akt nul si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja juridike. Ai fyen të gjithë Librat. Por ai shkëlqen më fort me imoralitetin e vet politik në ditën e fundit në Libra të z. Blushi. Një njollë më shumë, të cilën ai zgjodhi ta merrte me vete pikërisht në ditën e vetëlargimit.

Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve me 25 Qershor të tronditi dhe “populli të zhgënjeu” aq shumë sa vendose të ikësh, ç’pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë? E ktheve Libran në një roman të denjë thriller për nga konfliktet, intriga, përçarjet, përjashtimet, fyerjet. E ktheve në një kaos antiligjor dhe në shkretëtirë njerëzore, E zhbëre në një grup mjerisht të vogël.

Çfarë bëre këta 7 muaj Ben? Këtë duhet t’ia kishe sqaruar anëtarëve Libra në ditën e ikjes. E kishe detyrim!

E pra, unë nuk mund ta lë Libran. As se ti don të më përjashtosh, as nuk mund të jap dorëheqjen. Se po ta lë, e kam të vështirë të shoh në sy ata qindra e qindra vetë që i takova ditë pas dite e muaj pas muaji për t’i bindur të jenë pjesë e një ëndrre e shprese. Ata njerëz që bënë e dhanë çfarë mundën për këtë organizatë. E që sot pyesin me të drejtë: A mos Libra ishte një gënjeshtër? A ishte thjesht një makinë e ngritur për karrierën e një njeriu? Që kur nuk e arrin, meriton të braktiset e të shkatërrohet?

Libra duhet të vazhdojë! Me parimet e para. Vetëm kështu populli do ta çmojë e do ta votojë.

Next Post
FOTOT/ Puthja e Donald Trump dhe Ivankës ‘pushton’ mediat sociale

FOTOT/ Puthja e Donald Trump dhe Ivankës 'pushton' mediat sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

January 23, 2026
Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

January 23, 2026
Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In