• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Peripecitë për t’u ngjitur në skenë”, kujtimet e Koço Devoles: Nga besimi në zot tek luftëtar për marksizmin

by Mitro Çela
16/11/2021 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela 

-Bisedë e Koços me Dorin dhe Devin-

Dori -Koço, kur ke luajtur për herë të parë në film, ke pasur të  dashur?

Përgjigje -Si aktor të shkon kjo pyetje.Si gazetar-jo. Pyetje të tilla mund  të bëjë vetëm shoku Mitro. Unë kam nisur të luaj në filma që  kur isha kërthi. Për herë të parë bëra një kino-provë për filmin  “Vitet e para”.

Ishte një skenar sipas romanit “Këneta” të  Fatmir Gjatës. Shkova në Kinostudio. Aty ishte një tufë me  aktorë të njohur. Bëra disa prova. U mburra te shokët dhe  shoqet. Por doli dele pa qumësht. Nuk u pranova. Bile as morën  mundimin të më thonin pse nuk bëja?!

Devi -Kështu u sollën me të madhin Koço Devole?!

Përgjigje -Nuk ia varën një fëmije që shihte ëndrra me sy hapur…

Dori -Po ftesa për të luajtur te filmi “Debatiku” ishte më serioze?

Përgjigje -Ishte aq serioze sa që nuk më pranuan?! Më thanë që isha i  gjatë për të luajtur një fëmijë të shkurtër… Dhe ika me bisht në  shallë.

Devi –Mos e bëj qejfin qeder. Kështu ka ndodhur edhe me shumë  aktorë e shkencëtarë që më vonë u bënë me shumë famë. Bile- bile unë mendoj që Koço Devole u bë kaq i madh vetëm për  faktin që nuk e lanë të luajëfilmakur ishte i vogël.Të të pyes  seriozisht, a kishe prirje për artin…?

Përgjigje -Edhe kisha, edhe nuk kisha. Pas dy dështimeve i vura vizën  kinemasë. Në atë kohë babai punonte në kombinatin e tekstileve  “Stalin”. Shkoja shpesh aty. Aty u njoha edhe me një inxhinier  tekstili. Ishte rus. Ai pikuronte. Unë e shihja nga larg. Një ditë  më thirri. Dinte pak shqip. Më tha “Na penelin. Bëj një prove”…Bëra disa prova. Rusi mbeti i kënaqur. Ishte ky sebepi  që një ditë bëra një potret të madh të shokut Enver. E vunë në një nga fabrikat e kombinatit.

Devi –Na befasove! Dimë që bën karikatura. Dimë që ke botuar te  revista”Hosteni”. Paske bërë edhe peizazhe dhe portrete?

Përgjigje -Avash, avash… dështova edhe si piktor. Por piktura me  karikaturën janë motër e vëlla. Ndaj në vitin 1964 bëra një  karikaturë. Ma botoi revista “Hosteni”. Merrja edhe ndonjë  koqe leku. Kështu botova rreth 40 karikatura. E lashë karikturën  për shumë vite. Gjatë karantinës nisa të bëj përsëri. I kam bërë  një karikaturë edhe Mitros. Nuk di a i pëlqeu, sepse ai duke menduar se është VIP, nuk më tha as faleminderit…

Dori -Kam lexuar disa skenare që ke shkruar. I “qan”. E mban mend  kur ke shkruar për herë të parë?

Përgjigje -Kur isha nja 14-15 vjeç bëra një parodi. Tema? Çfarë bënim ne  kalamajtë kur linim shkollën: gjuanim zogj me llastiqe, luanim  me peta, laheshim në lumin e Tiranës, luanim futboll me top llastiku. E çova në Pallatin e Pionerëve. Regjizori e pëlqeu. E  vuri në skenë. Më nxiti të shkruaj… dhe u bëra skenarist…

Devi –Në një intervistën tënde kam lexuar se kur ishe nxënës, ishe regjistruar në rrethin “Miku i librit” në Pallatin e Pionierëve.  Shkoje dhe shkruaje? Ke bërë tregime, novela apo romane për  fëmijë?

Përgjigje -Kam bërë vetëm drama. Më shumë shkarravina fëmijnore.  Shkruaja, pormendoja edhe për pikturën dhe aktrimin. Të trija  bashkë i kam ndjekur gjithë jetën. Më kujtohet se në vitin 1961 në Teatrin Kombëtar punonte një regjizore ruse. Ajo më dha një  rol, atë të Gjon Marka Gjonit te drama e Loni Papës “Tre të shtëna pushke”. Unë isha i vogël, por më bënë me mustaqe,  flokë të thinjura dhe më vunë qeleshe…

Dori –Qënke zbulim i rusëve?

Përgjigje -E saktë. Po kjo regjizore ruse më dha një rol te komedija e  DionisBubanit, “Banorët e shkallës numër 6”. Dhe ngeca në  teatër sa u bëra aktor…

Dori -Vetëm me rusët kepasur lidhje?

Pëgjigje -Jo. Kam pasur edhe një shok nga Indonezia. Ishte marksist- leninist. Quhej Sanmungathasan. E gjeta në fakultetin e Inxhinierisë. Ishte i dobët në vizatim teknik. Detyrat ia bëja unë. Si kompesim me jepte drekë te hotel “Dajti”. Kjo histori z gjati dy vjet. Një ditë e pyeta:

-Çfarë kuptimi ka në shqip emri Sanmungathasan?

-Shërbëtori i zotit me shtatë fytyra.

-Ti beson në zot?

-Sigurisht. Familjarisht jemi besimtarë.

-Edhe fetar edhe marksist nuk shkon. Shqipëria është vend ateist. Nuk kemi as

kisha e as xhami. Ku i falesh perëndisë?

-Nuk ka rëndësi të shkosh në xhami. Unë kam një sixhade dhe i falem Zotit pesë herë në ditë. Mbaj ramazan…

-Veç shkollës, çfarë bën në Tiranë?

-Ne përgatitemi për revolucionin komunist në gjithë botën. Kam qenë në Kubë dhe  Kolumbi. Jam takuar me Fidel Kastron dhe Çe Gevarën. Në Tiranë ka marksistë  nga e gjithë bota.

Na ka dhënë leksione Hekuran Mara, Agim Popa, Nexhmie  Hoxha. Vijnë edhe gjeneralë që na flasin dhe na mësojnë për luftën guerile. Ka  ardhur Petrit Dume, Mehmet Shehu etj. Por vijnë edhe udhëheqës të partive marksiste nga bota. Këtë javë kishim Marsel Kashenin -kryetarin ePartisë Komuniste Franceze. Por ka qenë edhe Fosko Di Nuçi, kryetari i Partisë marksiste  -leniniste të Italisë, Zhoa Amazonanga Brazili.

Si vazhdoi historia? Unë braktisa fakultetin. Ai braktisi Shqipërinë. Shkoi në Kubë. Nga andej në Angola. Aty dha  shpirt në emër të revolucionit botëror kundër borgjezisë. Me  këtë rast bëra një skicë me personazh mikun tim nga Indonezia.

Humor: Edhe besimtar te Zoti, edhe luftëtar për marksizmin?!

Dori -Paske qenë desident që i vogël?!

Përgjigje -Dori! Kam qenë i persekutuar. Jo çdo gjë e shkruaja për ta  luajtur në skenë. Bëja edhe skenarë për të mbushur sirtarin.

Devi –Të pëlqente dhe kinemaja dhe teatri. Kishe aktorë që adhuroje?

Përgjigje -Aktori që adhuroja ka qenë Mario Ashiku. Për herë të parë e  pashë tefilmi “Tana”. Burrë simpatik dheaktor i madh. Vite më  vonë u bëmë miq. Kam dashur Kadri Roshin, Skënder  Sallakun, Sulejman Pitarkën, Tinka Kurtin etj.

Dori -Në skenë të çoi familja apo talenti?

Përgjigje -Sebep u bë babai. Ai për disa vite jetoi në Itali. Mësoi zanatin e  operatorit në kinema. Kur u kthye nga Italia, ne jetonim në  Kuçovë. Babai nisi punë në kinemanë e qytetit. Atje kam parë  filmat e parë “Vjedhësi i biçikletave”, “Roma qytet i hapur” etj.

Pastaj familjarisht erdhëm në Tiranë. Babai nisi punë në kinema  “17 Nëntori”. Aty shkoja çdo natë. Adhuroja kinemanë franceze  dhe italiane. Flija duke ëndërruar për Birixhid Bardonë. Pëlqeja edhe Zhan Marenë, Zhan Gabenin, Mastrojanin, Fernandelin, Toton etj.

Por një ditë ndodhi hataja. Babai u rregulloi një linjë  telefonike Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut. Njerëz me shumë  nishane. Një natë ata të dy u arrestuan. U zbuluan edhe linjat  telefonike.Kush i ka instaluar?Thanas Devole. Ashtu?! E  hëngri edhe babi im. E dërguan punëtor në kombinatin e  tekstileve “Stalin”. Në kombinat morëm edhe shtëpi. M’u prish  biografija. Në vend të shkoja në shkollë, më morën ushtar.

Devi –Koço Devole ushtar?!

Përgjigje -Po unë ushtrinë e quaj fat. Pas babait, ushtria më “dha dorën”  për t’u bërë aktor… Si ndodhi? Një gjeneral banonte në  kombinat. Kishte dëgjuar për “bëmat” e mia…Ndërhyri dhe më  thirrën në Estradën e Ushtrisë. Nisa punën si aktor. Por u bëra  edhe regjizor. Me fat se luaja me Roland Trebickën, Zef Dedën,  Aleko Prodanin, Ceken etj.

Next Post
VIDEO/ Meta feston në Kamëz 100 vjetorin e luftës së Dibrës, kryebashkiaku i PS e pret me tupana. Mungon Kryemadhi

VIDEO/ Meta feston në Kamëz 100 vjetorin e luftës së Dibrës, kryebashkiaku i PS e pret me tupana. Mungon Kryemadhi

Comments 1

  1. Sako Profano says:
    4 years ago

    Saktë fare fare, emrin e plotë e kishte NAGALINGAM SANMUNGATHASAN….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë në botë

December 8, 2025
Sherri nisi në ‘IG’, si u dhunua barbarisht 21-vjeçari në Tiranë, autorët i shkuan në shtëpi dhe e goditën me sende të forta

Sherri për banesën e marrë me qira, plagoset pronari i shtëpisë! U përleshën fizikisht, më pas…

December 8, 2025
I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

December 8, 2025
Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

December 8, 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In