“Perimetri”, transportoi 12 emigrantë drejt Tiranës dhe nuk iu bind bluve, pranga 28-vjeçarit

Policia E Korces1

KORÇË

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi akuzohet për transport të paligjshëm të emigrantëve drejt Tiranës.

Sipas policisë, i riu gjithashtu nuk iu është bindur urdhërave për të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili transportoi kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.12.2020, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, pasi është konstatuar nga forcat e Policisë, në fshatin Dardhas, Pogradec, me mjetin tip “Volksvagen”, me të cilin po transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.