Në Berlin, është konfirmuar rasti i parë i infektuar me koronavirus. Kjo u njoftua nga Departamenti i Senatit për Shëndetësinë, vonë të dielën në mbrëmje. Personi në fjalë është një i ri nga Berlini, tha senatori shëndetësor Dilek Kalayci so në mëngjes në radio informacioni RBB.
I infektuari u paraqit mbrëmjen e djeshme në spital. Sapo u konfirmua rasti spitali u mbyll përkohësisht.
I riu tani është në izolim dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Kalayci sqaroi më tej se i infektuari më parë kishte pasur një vizitë nga prindërit e tij.
Rrethi i kontakteve të tij është i menaxhueshëm. Ata janë rreth dhjetë njerëz, punonjës, shokë të dhomës dhe miq të afërt.
Kujtojmë se deri më tani në Gjermani janë shënuar 130 raste të infektuar me koronavirus, asnjë i vdekur, por ky ishte rasti i parë Berlin. /e.s/