• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgojuesi

by Artur Ajazi
01/04/2026 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ka 35 vjet që nuk lë njeri mbi tokë dhe jo vetëm, pa përgojuar, pa e bërë pis, pa e akuzuar, pa e fyer, pa e sharë me fis dhe farefis. Skender Hita, drejtori i ri i Policisë Shtetit ishte “shënjestra” e rradhës. Doli dhe tha se “prit, prit, nuk keni dëgjuar gjë akoma për Skenderin, do ti them në daljet e mia të mëvonshme”. Për atë njeri, çdo drejtues i ri, çdo minister, çdo kryeminister, çdo ambasador, çdo deputet apo dhe anëtar i partisë tij, që del kundër, ose emërohet diku, mbetet “armik, i korruptuar, i lidhur me afera të pista, me dosje penale”, e lloj-lloj shpikjesh të tjera, që as në enciklopeditë botërore të Morfologjisë nuk i gjen. Eshtë përgojues i lindur, mbetet përgojues klasik, i paimagjinueshëm. Sajesat e tij, kalojnë çdo cak imagjinate njerëzore. Ai e di kur, “ti lidhesh me bandat, kur ti merr rryshfetin, kur ti zhvat milionat, kur ti ble vilat dhe pallatet, kur ti takon ambasadorët e shitur dhe të blerë”, dhe harron çdo gjë që lidhet, me të kaluarën dhe të sotmen e tij. Eshtë i gatshëm të sajojë mashtrimin më të sofistikuar brënda 1 minute për kundërshtarin politik, për konkurentin politik, për atë që i del kundër në parti, në shesh dhe në bulevard. Në një shtet normal, duhej të kishte vepruar drejtësia. Por ja që, në Shqipëri akoma drejtësia trembet, ose është zgjatuese e atij njeriu. Fijet e padukshme kanë nisur të zbulohen. Të tentosh të njollosësh Skender Hitën, qysh ditën e pare të emërimit, apo dhe ndonjë minister që sapo është betuar tek Presidenti, dhe ti quash ata “të lidhur me afera korruptive, të lidhur me bandat” është e para, shkelje ligjore (fyerje dhe shpifje për shkak të detyrës) dhe e dyta amorale, të merresh dhe të thurrësh skenare mashtrimi, ndaj dikujt që është testuar dhe verifikuar nga organet kompetente. Por ja që përgojuesi kronik dhe klasik nuk njeh kufinj. Në fakt “kufirin tek thana” duhej t’ja kishte vënë ligji, drejtësia, por deri sot ajo , pra drejtësia, mbetet apatike, duke mos vepruar kurrë mbi politikanë të tillë. Fakti është se, edhe mbijetesa e tij politike, lidhet ngushtësisht me zakonin e tij të përgojuesit. Ajo buron qysh nga krijimi i partisë, dhe ka vazhduar në vite. Të mos harrojmë se si përgojonte dhe baltoste “Heroin e Demokracisë”, të cilin njëherë e bëri “spiun të Sigurimit”, dhe pastaj kur u vra, “hero të partisë”. Dhe avazi vazhdon, huqi nuk pushon. Ai çdo ditë përgojon burra, gra, njerëz të veshur ose jo me pushtet, u bën atyre hetuesinë, gjyqin, u jep atyre vendimet gjyqsore, dhe në fund u kërkon shqiptarëve ta votojnë pasi “do tu sjellë bollëkun, lirinë, demokracinë”. Dhe e dini çfarë merr si shpërblim ? Sheshe bosh, largime dhe braktisje nga partia, kthim kurrizi nga faktori nderkombetar, dhe në fund, humbje në zgjedhje.

Next Post
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In