Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar ditën e sotme. Shkak i kësaj proteste ka qenë përgjysmimi i pagave mujore.
Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes. Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye.
Për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonërive të tjera, se gjithccka do të marrë rrugën e zgjidhjes.
/a.r