• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimi nisi për gjobëvënie, por zbuloi mbi 1 ton drogë në Vlorë

by A R
12/09/2017 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona që po hetoheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një gjobëvënie në qytetin e Vlorës, kanë kryer një bisedë telefonike, nga e cila prokuroria dhe policia kanë kuptuar se bëhej fjalë për një trafik të mundshëm droge. Çështja është mbajtur në monitorim të vazhdueshëm nga hetuesit, të cilët ditën e dielë arritën ti binin në gjurmët e trafikantëve.

Një burim pranë prokurorisë i tha gazetës “Shqiptarja.com” se rasti i zbulimit të 1 ton drogë ka ardhur si rezultat i hetimeve dhe përgjimeve, për një çështje paralele. “Bëhet fjalë për një dosje gjobëvënie që kemi ende në trajtim.

Teksa hetonim këtë dosje, ne konstatuam disa biseda të dyshimta, ku personat që dyshonim për gjobëvënie na krijonin dyshime se mereshin edhe me aktivitet droge. I kemi vëzhguar për një periudhë kohë derisa sa vendosëm të ndërhynim duke sekuestruar dhe sasinë e drogës”-thanë burimet pranë prokurorisë.

Tre në kërkim
Aktualisht prokuroria dhe policia ka përqëndruar hetimet në lokalizimin dhe arrestimin e tre personave që prej së dielës janë shpallur në kërkim. Ndërkohë hetime po kryhen edhe për identifikimin e bashkëpuntorëve të tjerë.  Shtetasit G.S., A.I., J.S janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe janë shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Tre personat janë larguar me një mjet lundrues drejt portit të Vlorës thuhet në raportin e policisë, dhe qëndronte rreth 30 metra larg bregut të detit. Trafikantët arritën ti largoheshin ndjekjes së policisë, ndërsa u sekuestrua lënda narkotike dhe baza ku ata qëndronin. Së bashku me drogën u kapën edhe 6 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm. Hetimet janë në proces verifikimi edhe nga kontrolli i brendshëm i policisë së shtetit, pasi dyshohet se ka pasur dekonsperim nga uniformat blu.

49 pako të mëdha
Rreth orës 01:00 të datës 10 shtator 2017, në Plazh të Vjetër, në lagjen “1 Maji” rreth 30 m larg nga Porti i Vlorës, efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, me repartin special “Delta Forcë”, me DVKM Vlorë dhe me GdF, nisur nga një hetim me metoda speciale për evidentimin dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë finalizuar një tjetër operacion antidrogë të koduar “Plazhi i vjetër”.

Në një banesë private të pabanuar, janë gjetur dhe sekuestruar 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”, me peshë totale 1030 kilogramë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 6 armë zjarri, nga këto 3 armë Kallashnikov dhe 3 armë Pistoleta, si dhe municion luftarak. Në afërsi të banesës në det, ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Në momentin që ka ndërhyrë Policia të tre personat G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapsirën detare.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Debati ka degraduar se si të fshehim faktin që Gramozi ka 88 vota në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In