• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet/ Si u tradhtua një arratisje nga Qafë Bari

by Java News
25/05/2019 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga dokumentet e dosjes së objektit të rëndësisë së veçantë “Reparti i riedukimit 311 Qafë-Bari Pukë”, ku jepen detaje për planin e arratisjes së personazheve që drejtuan revoltën e Qafë-Barit, më 22 maj 1984…

Disa muaj para se të ndodhte revolta e Qafë-Barit e 22 majit 1984, pothuajse të gjithë personazhet e përfshirë në atë revoltë, kishin qenë nën vëzhgimin e rreptë të Sigurimit të Shtetit. Punëtorët operativ dhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë kamp-burg, kishin shumë muaj që përgjonin çdo lëvizje të tyre dhe kishin informacione se ata ishin një grup i madh që po kërkonin rrugë për t’u arratisur.

Në dosjen e objektit të rëndësisë së veçantë  “Reparti i riedukimit 311, Qafë Bari Pukë”, janë përfshirë një varg raportesh të punëtorëve operativ që vëzhgonin e përgjonin çdo lëvizje të të burgosurve që po flisnin mes tyre, për një plan arratisjeje.

Njëri prej dokumenteve të dosjes, zbulon pak nga këto përgjime.

Ja çfarë shkruhet në këtë deklaratë të një të burgosuri, emri i të cilit është fshirë nga Autoriteti i Dosjeve, para vënies në shërbim të dokumenteve:

SEKRET

Pukë, më 26.1.1984

Deklaratë

Unë i dënuari…(emri i fshirë) vuaj dënimin në repartin 311 Qaf Bari dhe nën përgjegjësinë time penale deklaroj, si më poshtë:

Në këtë repart kam njohur e kam punuar me të dënuarin Agim Karameta, ku ndërmjet bisedave të tjera, më ka thënë rreth datës 19.1.1984, se unë, së bashku me të dënuarin  Vllasi Koçi, Sokol Sokoli, Sokol Progri, kemi biseduar për t’u arratisur nga kampi, për në Jugosllavi. Këto biseda i kam bërë para muajit shtator 1983. Agimi më tha se për t’u arratisur unë së bashku me Vllasi Koçin, kemi punuar tek 796 disa ditë me radhë, mirëpo, aty ku punonim ne, më vonë u bllokua me mur. Mbasi ne të dy (unë dhe Vllasi) të punonim për hapjen e rrugëdaljes në galeri, Sokol Sokoli dhe Sokol Progri do të na nxirrnin në Jugosllavi, mbasi ata e dinin rrugën. Agimi më tregoi se më vonë Vllasi Koçi kishte biseduar me Vasjar Tabakun për t’u arratisur, mirëpo kur Vasjari e mori vesh se për arratisjen e dinin edhe Sokol Sokoli dhe Sokol Progri, Vasjari u prish me Vllasin, mbasi ai nuk i kishte treguar drejtë.

Sa deklarova më sipër janë të vërteta dhe i firmos me firmën time.

Deklaruesi … (emri i fshirë)

Vërtetohet njësia me origjinalin

Punëtori Operativ

Miti Kurici

(firma)

Kujto.al

Next Post
Ditmir Bushati: “Kosova mbetet produkt i sakrificës për liri”

Ditmir Bushati: Shqiptarët janë europianë me çdo gjë, mbështetje kandidatëve për PE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In