• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet/ Prokuroria 2 miliardë lekë për zbërthimin e komunikimeve në Viber dhe WhatsApp

by Java News
15/06/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më mijëra qytetarë pritet të jenë në survejimin e prokurorisë. Organi i akuzës ka vendosur të përmirësojë aparaturat e përgjimit, duke vendosur që të shpenzojë 2 miliardë lekë të vjetra për të blerë pajisje të reja, të cilat kanë mundësi të zbardhin bisedat dhe në telefonat e markave të fundit, si dhe mesazhet dhe komunikimet në rrjetet sociale si Facebook, WhatsApp, Viber, etj.

Sipas të dhënave, që në vitin 2016 prokuroria ka lidhur marrëveshje me disa kompani të huaja për të blerë pajisje përgjimi dhe procedura do të zgjasë deri në vitin 2019. Vetëm në vitin 2016, prokuroria ka shpenzuar 94.500.000 lekë të reja.

Faza e parë është mbyllur në fund të 2016 dhe pajisjet janë siguruar. Por blerja e pajisjeve të përgjimit ka vijuar edhe gjatë vitit 2017 dhe janë shpenzuar 50 milionë lekë të reja, ose 500 milionë lekë të vjetra.

Pajisjet janë blerë në katër mujorin e parë të vitit dhe sipas informacioneve janë pajisje të modeleve të fundit. Në total fondi që do përdoret deri në 2019 është 195.987.000 lekë, ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra.

Nga shqetësimet që janë ngritur më herët nga prokuroria dhe Shërbimi Informativ i Shtetit, pajisjet që janë përdorur deri më tani janë të vjetra dhe nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë përgjime në celularët e modeleve të fundit, apo dhe në rrjete sociale.

Por sipas burimeve, organi i akuzës ka marrë pajisje përgjimi, programe dhe materiale të tjera moderne, përmes të cilave do zbërthehen kompjuterët dhe celularët e individëve të dyshuar për lidhje kriminale.

Sipas informacioneve pajisjet e përgjimit janë blerë dhe në kuadër të reformës në drejtësi shkruan “Sot”. Prokuroritë do kenë një rëndësi shumë të madhe në këtë aspekt dhe pritet që me ngritjen e SPAK dhe realizimin e vetingut të gjithë pushtetarët të kalojnë në sitë.

Deri në 2019 pritet që të jenë blerë të gjitha pajisjet, edhe pse pjesa më e madhe e fondit është shpenzuar që tani. Vendi ynë është përfshirë në shumë raste në skandale përgjimi. I pari ishte ai i SHISH, ku ishin përgjuar Edi Rama e Ilir Meta.

Ndërsa rasti tjetër ishte ai i pajisjes së përgjimit të policisë, ku dyshohet se u përgjuan me dhjetëra zyrtarë. Tani edhe prokuroria do ketë kapacitet të fortë për të përgjuar këdo që është i dyshuar.

Gjatë vitit 2016, rreth 4000 persona janë përgjuar me kërkesë të Prokurorisë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale si trafiqe të paligjshme, akte terroriste apo edhe korrupsion.

Shifra bëhet publike nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në raportin vjetor të saj e konsideron përgjimin e komunikimeve elektronike në hetimet paraprake si mjet për kërkimin e provës për të luftuar krimin dhe për të parandaluar rreziqe që i kanosen sigurisë kombëtare.

Organi i akuzës bën me dije se në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin në kushtet e flagrancës të 509 personave të dyshuar për terrorizëm, vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve, e vepra të tjera, duke parandaluar kështu pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë kombëtare.

Në disa raste të tjera mbi të dhënat e përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike.

Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2016 janë ekzekutuar gjithsej 2283 vendime për lejimin e përgjimit aplikuar në lidhje me 676 procedime penale, marrë këto nga prokurorët në kushtet e emergjencës si dhe vendime të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake.

Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3943 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale.

ma.me

Next Post
Drogë me autobus drejt Italisë, sekuestrohen 207 kg kanabis në Portin e Durrësit

Drogë me autobus drejt Italisë, sekuestrohen 207 kg kanabis në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In