Edhe pse në Shqipëri nuk ishte i njohur më parë, sot Met Kanani është kthyer në një nga kriminelet më të diskutuar. Në Europë ai madje njihej si Eskobari i Shqipërisë, ndërsa ai aktualisht gjendet në burg në Turqi pasi u kap me një sasi të madhe droge. Njësoj si me Habilajt, edhe me Kananin Pergjimet kanë qenë një nga pikat e forta që kanë zbardhur bandën kriminale. Gjatë bisedave shfaqet edhe e dashura e Met Kananit, e cila aktualisht është në kërkim dhe e cila quhet Serenela.
Pjesë nga përgjimi
Serenela: Ti ça do të bësh?
Met Kanani: Unë, ja punë.
Serenela: Do të vazhdosh edhe ca thuaj.
Met Kanani: Punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë.
Serenala: Inshallah do Zoti të ketë një çikë të drejtë rilindasi.











