• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PERGJIMET/ Kodet që pëdorte polici i përfshirë në rrjetin e prostitucionit

by Java News
10/02/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e efektivit të policisë rrugore, Elton Shtrepi, i cili u kap pak ditë më parë bashkë me 10 persona të tjerë për shfrytëzim prostitucioni. Burime të sigurta të “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se nga përgjimet ka rezultuar se gati një muaj para operacionit për prangosjen e 11 personave, Shtrepi është telefonuar nga një person, i cili i kërkonte numrin e telefonit të Maringlen Ahmetajt (kreu i rrjetit) sepse i duhej një “taksi e mirë” (femër), pasi i kishin ardhur dy shokë nga Maqedonia.

PËRGJIMET
Nga përgjimet e datës 10.01.2017 rezulton se shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxx, telefonohet nga numri 0696xxxxx, i cili i kërkon Eltonit numrin telefonik të Genit (Maringlen Ahmetaj) sepse i duhet një “taksi e mirë” (femër). Eltoni i përgjigjet që Geni është në gjumë, merre vetë në darkë dhe të kryen hall.

Personi i përgjigjet se i kanë ardhur dy shokë nga Maqedonia dhe Eltoni i thotë flisni dhe i jep numrin e Genit. Rreth orës 22:10, shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxxx bën një bisedë në celular me shtetasin Maringlen Ahmetaj me numër 0698xxxxx, ku i thotë se “një shoku im do një ‘taksi’. Ia gjejmë të dali? …Flasim për çmimin, të merr (tel) vetë ai. Është ai, N…… që ishim te cepi”….

Gjatë bisedës flasin edhe për femrat me emra si “Nona” (e identifikuar si shtetasja Marsilda T.) etj., por Maringleni i thotë që i ka të gjitha të zëna për momentin. Në datën 30.01.2017, shtetasi Maringlen Ahmetaj, me numër 0698xxxxx telefonohet nga numri 0697xxxxxx, i cili i thotë “… jam një shok i Elton Shtrepit, desha me pi kafe”, (lihet të kuptojë që do femër për prostitucion). Maringleni i thotë “… vetëm në darkë, nga ora 20:30 te vendi”.

Personi i thotë se duhet ardhur tek hotel “ZZZZZ”. Maringleni i përgjigjet “më bëj telefon, mos fol me Tonin”. Në orën 16:07, Maringleni i telefonon këtij shtetasi dhe i thotë “ku je, atje ku më the”? Pas aprovimit, shtetasi Maringlen Ahmetaj fillon të telefonojë vajzat për t’i dërguar atje.

OPERACIONI

Pak ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi 11 persona, një e shpalli në kërkim dhe procedoi në gjendje të lirë 10 persona të tjerë. Të arrestuarit ishin Fllanxe A., Ambra I., Anxhela Xh., Maringlen Ahmetaj (taksist), Arben Bici (taksist), Përparim Kola (taksist), Kujtim Karamuça (taksist), Lendi Stefani, Gjergji Rusa, Albion Todri, Elton Shtrepi, punonjës policie.

Gjatë operacionit, policia u sekuestroi edhe 4 doza kokainë. Sipas skemës së zbardhur nga policia, krerët e këtij rrjeti ishin Arben Bici dhe Maringlen Ahmetaj.

Ndërsa shtetasit Kujtim Karamuça, efektivi i policisë Elton Shtrepi, si dhe dy femrat Fllanxe A., 37 vjeçe dhe Ambra I., 21 vjeçe rekrutonin vajzat dhe siguronin klientët. Nga hetimet ka rezultuar se 37- vjeçarja prezantohej me emrin “Ana”, ndërsa 21-vjeçarja me emrin “Erisa”.

Organizatorët e këtij rrjeti kamufloheshin si taksistë, të cilët përveç se siguronin klientët, bënin edhe transportimin e vajzave që ushtronin prostitucion. Shuma për çdo klient varionte nga 50 deri në 150 euro.

Ndërkaq, nga hetimi ka rezultuar se në disa raste vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion kanë siguruar edhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve të tyre. Dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në “detyrim paraqitje” vetëm 24- vjeçarin Gjergji Rusa, ndërsa për 10 të tjerët vendosi “arrest me burg”.

ma.me

Next Post
(FOTO) Kallashi ngacmon veten me gisht

Kallashi e "nxehtë" këtë mëngjes, pa të brendshme dhe provokuese (FOTO +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In