• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjimet, inspektorët e lojërave të fatit, njoftonin biznesmenët për t’iu shmangur kontrolleve tatimore

by A R
26/10/2015 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jemi këtu dhe po ikim në Tropojë. Lajmëroje Lalën dhe të mos e marrë vesh njeri. As punëtorëve të mos u thotë. Na kanë nisur urgjent me porosi për tjetër vend. Të marr në telefon kur të jem afër, ose më mirë lajmëroje që tani”. Kjo është vetëm një nga bisedat e përgjuara të inspektorëve të Njësisë Mbikëqyrëse të Lojërave të Fatit, të cilët janë vënë nën akuzë pasi favorizonin biznese të ndryshme që ushtronin veprimtari të palicencuar.

Biseda e përgjuar, është realizuar mes një punonjësi të Njësisë me shtetasin Petrit Ahmetaj, i cili akuzohet nga prokuroria se në shumë raste bashkëpunonte me inspektorët, për të shmangur kontrollet tatimore, që ushtronin veprimtari të paligjshme. Nga hetimi, rezulton se pas kësaj telefonate, Ahmetaj menjëherë ka telefonuar të pandehurin Ymer Hoxha dhe i ka çuar “mesazhin” që i është dhënë nga zyrtarët e Njësisë, pra që të mbyllte biznesin e tij, pasi do të kishte kontrolle.

Bisedat e përgjuara, janë prova kryesore që prokuroria do të përdorë në procesin gjyqësor që do të fillojë brenda pak ditësh në Gjykatën e Tiranës, ku të pandehur janë inspektorë të Njësisë së Lojërave të Fatit dhe pronarë të disa ambienteve, ku ushtrohej veprimtari e palicencuar në këtë fushë. Më poshtë, një pjesë e dosjes së prokurorisë….

Përgjimet telefonike
Nga hetimet ka rezultuar se nga punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është ushtruar kontroll në qytetin e Tropojës më datë 26.12.2014. Nga bisedat e transkriptuara rezulton se njëri nga punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes, nga numri xxxx154, ka marrë në
telefon Petrit Ahmetajn, në numrin xxxx786, dhe, pasi e informon se janë për kontroll të subjekteve të lojërave të fatit në Tropojë, i thotë që të informojë subjektin Ymer Hoxha, që ta mbajë dyqanin mbyllur. Më konkretisht ndër të tjera i thotë: “Jemi këtu dhe po ikim në Tropojë. Lajmëroje lalën dhe të mos e marrë vesh njeri. As punëtorëve të mos u thotë. Na kanë nisur urgjent me porosi për tjetër vend. Të marr në telefon kur të jem afër, ose më mirë lajmëroje që tani”.

Pasi ka përfunduar telefonatën me punonjësin e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Petrit Ahmetaj ka kontaktuar një person, i cili përdor numrin xxxxx550, të cilin e ka njoftuar për kontrollin e befasishëm që po ushtrohet dhe e ka këshilluar që ta mbajë lokalin mbyllur. Petrit Ahmetaj i thotë personit që telefonon: “Janë nisur për një aksion blic andej nga Tropoja. Më tha dikush me të njoftu ty për me e mbyll sikur ke problem me dritat. Mos e mbyll kështu se i prishet punë atij tjetrit”.

Nga hetimet e kryera më pas, ka rezultuar se personi i kontaktuar nga i pandehuri Petrit Ahmetaj është shtetasi Ymer Hoxha, i cili ka pasur në administrim një lokal lojërash fati të paregjistruar në organet tatimore, për të cilin po heton prokuroria. Gjatë hetimit janë konstatuar edhe raste të tjera ku i pandehuri Petrit Ahmetaj bashkëpunon me inspektorët e Njësisë Mbikëqyrëse të Lojërave të Fatit, për të shmangur kontrollet tatimore, në disa subjekte që ushtrojnë veprimtari të palicencuar. /Gazeta Shqiptare

Next Post

Islami: Rama mund të shpenzojë 1 milionë lek për 800 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In