Elvis Demçe, kreu i një bande shumë të rrezikshme në Itali që tashmë ndodhet pas hekurave kishte planifikuar të vriste disa policë, shefin e tyre dhe dy gjyqtarë, që po hetonin e pengonin aktivitetin e tij kriminal. Bëhet fjalë për gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Përgjimet e zbardhura nga Europol kanë nxjerrë në dritë planin e Demçes, i cili nuk e përfundoi dot pasi në janar të këtij viti u vu në pranga. Në bisedat e Elvis Demçes janë gjetur foto, emra dhe madje itinerari që ndiqnin ‘shënjestrat’ e tij.
“Nëse dikush ua di shtëpinë, t’i presim atje nën banesë dhe t’i terrorizojmë,”- thuhet në përgjimet e zbardhura.
“Nëse e gjeni, hidhjani trutë në erë,”- lexohet në një tjetër bisedë.
“Vllai, ata janë ‘gay’. Prisnin sa t’i bëj kurthin e fundit, e shihni çfarë do t’i bëj. Do e lë të vdekur në mes të rrugës dhe do t’ja bën kokën vrima-vrima,”- shkruan ai në një tjetër bisedë.











