• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet e gjyqtarit Hoxha: “Ti e di që ky i ka qejf xhixhat, do 6 para vendimit”

by A R
04/05/2016 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjimet e Prokurorisë kanë fundosur gjyqtarin Ibrahim Hoxha.

Nga hetimet dhe përgjimet ka rezultuar se shtetasi Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha, ka hyrë si sekser për biznesmenin Dritan Jazexhiu.

“Ky i do lekët përpara vendimit. Do një gjashtëshe.

Pas vendimit do një dyshe. Ti e di, ky i ka qejf xhixhat”, thuhet në përgjimet mes Gajdes dhe Jazexhiut.

Ky i fundit kishte një process gjyqësor për çështje pronësie me gjyqtarin Hoxha.

Në një bisedë tjetër, paditësi në çështjen e pronësisë pyet ndërmjetësin nëse ja ka dhënë lekët gjyqtarit dhe ai i përgjigjet se do ja jap djalit.

Pas arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, djalit të tij dhe dy personave të tjerë, ata janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Por të gjithë të arrestuarit kanë mohuar akuzat, duke thënë se paratë ishin për shitjen e një automjeti nga djali i gjyqtarit te shtetasi Novruz Gajde, me të cilin gjyqtari kishte njohje të hershme, raporton gazeta Mapo.

Por pavarësisht alibisë së tyre, deklarimet e të dyshuarit si sekser dhe djalit të gjyqtarit kanë qenë në kundërshtim me njëri-tjetrin, për sa u takon detajeve të automjetit që do shitej.

Ndërsa vetë gjyqtari ka deklaruar se me shtetasin Novruz Gajde ka njohje të hershme që kur ata kanë punuar bashkë njëri si Oficer i Policisë Gjyqësore e tjetri si polic.

Në prani të dy avokatëve, gjyqtari, ka pranuar se kishte pasur ndërhyrje nga miku i tij Novruz Gajde, për të ndihmuar në një çështje, me të interesuar Dritan Jazexhiun.

Po ashtu, ai ka pohuar se është takuar por pavarësisht kësaj, nuk ka pranuar të bëjë pazare.

Më tej, ai ka pranuar se njihet me Gajden që prej 25 vitesh, nga koha kur ishte oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e Beratit dhe Gajde ishte polic i thjeshtë.

Madje gjyqtari ka pohuar se i kishte premtuar këtij të fundit për të ndërhyrë, me qëllim për ta rikthyer në polici.

Ndërkaq hetuesit më pas pyetën djalin e gjyqtarit. Ai ka pohuar se nuk bëhej fjalë të ketë kërkuar apo të ketë marrë para me qëllim ndikimin në ndryshimin e vendimit nga babai i tij.

Në lidhje me paratë, juristi, Ledion Hoxha, ka pohuar se i kishte marrë pasi donte t’i shiste veturën e tij, Novruz Gajdes, një veturë luksoze “Mercedes-Benz”, me vlerë rreth 15 mijë euro.

Por nga ana tjetër, nga verifikimi rezultonte se në dokumente mjeti ishte i djalit të xhaxhait të Hoxhës.

Kur është pyetur Gajde, ka pohuar se donte të blinte një autoveturë “Volksëagen Sharan”.

Një mjet i tillë i ngjashëm me një tabelë shitet, ndodhej në vendin ku u ndaluan dy personat, por që s’kishte lidhje me ta.

Më pas është pyetur Dritan Jazexhiu, i cili ka mohuar t’i ketë dhënë para Novruz Gajdes, për të ndërhyrë te gjyqtari Ibrahim Hoxha. Por më tej ai ka pohuar se kishte takuar Gajden./a.m.

Next Post

“Photoshop i dështuar”/ Komentuesit çmendin Sara Hoxhën, vendosë të mbylli Instagramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In