• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet e Dibrës/ Rrëfehet Arben Keshi: Ju rrëfej bisedat me Ramën!

by Java News
15/10/2019 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Story sjell për herë të parë dëshmitë e personave të kapur në përgjimet për shitblerjen e votës.

Do ndalemi te incidenti i Maqellarës, aty ku mori vëmendje të madhe publike.

Do të analizojmë të gjitha sekuencat e përgjimit, dhe fillimisht po e nisim me atë të kryeministrit Edi Rama dhe Arben Keshit, ish-koordinator i PS në Maqellarë.

“Një nga simpatizantët është goditur, ndër ta ka qenë edhe Noka, për këtë ka një kallëzim në rrethin e Prokurorisë Dibër.

Kryeministri është vënë në dijeni e më ka telefonuar si ndodhi situata dhe e kam sqaruar”, tregon Arben Keshi, ish-koordinator i PS Maqellarë.

Telefonata mes kryeministrit Rama dhe Arben Keshit, nuk flet për shit-blerje votash, as për pazare dhe as për manipulim të zgjedhjeve.

Duhet theksuar se është një përgjim që më tepër ka patur interes për shkak të përfshirjes së kryeministrit.

“Në këtë periudhë kam qenë punonjës i Qendrës së Viktimave të trafikimit këtu në Tiranë, e cila varet nga Drejtoria e Shërbimit Social shtetëror.

Që nga viti 2011 deri në 2017, unë kam qenë jasht radhe të policisë. Edhe në këtë rast me kërkesën time. Pasi në 2011 kam kandiduar për kryetar komune në njësinë administrative Maqellarë.

Aty ku kam lindur dhe jam rritur. Në 2013 në po të njëjtën njësi, kam qenë në listën e kandidatëve për deputet.

Njifem aq sa mund të njifet një kandidat”, tregon Arben Keshi, ish kordinator i PS Maqellarë.

Keshi, ishte një ndër personat më të lakuar në përgjimet e bëra publike nga Bild. Kjo, edhe për faktin se ai ishte pika kryesore e kontaktit në terren me koordinatorin politik, Damian Gjiknuri.

“Shtabi elektoral i Maqellarës s’ka pasur asnjë problematikë, janë njerëz që jetojnë aty, banojnë, skemi asnjë të ardhur jo nga rrethet por as nga njësitë e tjera të bashksië Dibër”, tregon Arben Keshi, ish-koordinator i PS Maqellarë.

“Panë që nuk po realizionin dot 100% skenarin e tyre dhe kërkonin përforcime”, thotë Flamur Noka, ish-deputet i PD.

“Në gjuhën e përditshme se tashi ka edhe intepretime të gjuhës shqipe, njeri problematic është një njeri që është içik më gjaknxehtë, ose është içik më i fortë se tjetri, përballon, ka natyra shumë të qeta, edhe ne brenda familjeve kemi njerëz içik problematik, më gjaknxenhtë, më i gatshëm të përballet me situatë fizike, ka njerëz më të urtë, por që asnjë ska qenë aty me qëllime kriminale”, tregon Damian Gjiknuri, ish-koordinator i PS-së në Dibër.

Ne e kemi ballafaquar zotin Keshi me disa biseda të tjera, me persona të paidentifikuar, ku dëgjohet se flitet për shuma parash dhe vota. Ai nuk hezitoi t’i përgjigjet akuzave publike të bërë nga Partia Demokratike.

“Kam arritur në konkluzionin që gjithçka është montuar për të krijuar një fabul, nisur nga komunikimi im me kryeministrin”, tregon Arben Keshi, ish kordinator i PS Maqellarë.

“Janë marë nga një bisedë tjetër është  montuar për t’i dhënë sa më ngjyra kësaj fabule”, tregon Arben Keshi, ish koordinator i PS Maqellarë.

Keshi, është përgjuar edhe në biseda me drejtorin rajonal të arsimit në atë kohë Drini Gjeçi. Aty, kuptohet se mësuesëve u bëhet presion për deklarimin hapur të votës, por vetë Arben Keshi, jep sqarime mbi ato biseda.

Next Post
Reperja Tayna: ‘Ti je drita jem kur në jetë gjithcka o’ terr’, kujt ia dedikoi këngën

Reperja Tayna: ‘Ti je drita jem kur në jetë gjithcka o’ terr’, kujt ia dedikoi këngën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vendim me grupin e PS për mungesën e saj”, Spiropali i përgjigjet Ballës: Diskutimi të jetë i troçtë

“Vendim me grupin e PS për mungesën e saj”, Spiropali i përgjigjet Ballës: Diskutimi të jetë i troçtë

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In