Kryetari i Grupit Parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla, për përgjimet e publikuara sot në “Bild”, deklaroi se ka dyshimet se grafika është e njëjta me atë që është përdorur dhe në rastin Babale.
I ftuar në emisionin “Real Story ” në Vizion Plus, Balla theksoi se është e njëjta firmë.
‘Kam dyshimet e mia qe grafika eshte e njejta me ate qe eshte perdorur dhe ne rastin Babale. Eshte e njejta firme,” deklaroi Balla.
Ndërkohë balla pranoj se „Arben Keshi është anëtar i PS, ka kandiduar për Komunën e Maqellarës ne vitin 2011. Ne 2016 ka qene koordinator i PS. Biseda është e vërtetë.“/l.m