• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PËRGJIMET/ Droga me avion në Itali, si komunikonin pjestarët e bandës

by Java News
30/10/2016 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur njoftimin e akuzave ndaj gjashtë personave të arrestuar për tentativën e trafikut të drogës me avion nga Vlora në Itali, në gusht 2015. Krimet e Rënda kanë përfunduar hetimet dhe kanë vendosur ta dërgojnë në gjyq dosjen, ku i akuzuar është edhe shtetasi Vladimir Zanaj, shef i burimeve njerëzore në Policinë e Vlorës, kur ndodhi ngjarja. Ky i fundit do të akuzohet vetëm për “shpërdorim detyre”, pasi sipas Prokurorisë nuk është arritur të provohet se Vladimir Zanaj ka qenë pjesë e trafikut të drogës. Hetimi për këtë rast ka nisur më 22 korrik 2015, pas një informacioni të siguruar nga Policia italiane, e cila kur ka parë se grupi përbëhej edhe nga shtetas që vepronin në Shqipëri, ka lajmëruar Prokurorinë shqiptare. Gazeta “Panorama” publikon sot informacionin kryesor të dosjes që shërbeu për arrestimin e 14 personave në Shqipëri dhe Itali.

ASGJËSIMI I DROGËS

Në datë 19.08.2015, Policia e Vlorës ka asgjësuar tri parcela me 387 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Ramicë, te përroi i Burhame dhe lidhur me këtë fakt me shkresën datë 24.08.2015 i është referuar material Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga bisedat telefonike ka rezultuar se këto parcela ishin kultivuar dhe mbaheshin në mbikëqyrje nga Neko Bruhamaj. Neko ka telefonuar fillimisht Fatos Bruhamajn dhe më pas Sokol Burhamajn (Lamaj), ku i ka vënë në dijeni për prezencën e policisë te parcelat, duke u kërkuar që të lidheshin me personat që ata njihnin, me qëllim që të mos u asgjësoheshin bimët narkotike të mbjella.

Sokoli ka telefonuar përdoruesin e nr.telefonik …… 422, duke e pyetur se kush kishte shkuar lart te parcelat.

Sokoli i ka thënë se me kë duhej të fliste dhe personi që dyshohet se është punonjës policie, ose i njohur i tyre, i ka thënë se do të interesohej ai.

Më vonë nga ndjekja e përgjimeve ka rezultuar se përdorues i këtij numri telefonik ishte shtetasi Vladimir Zanaj, oficer policie në D.P.Q., Vlorë.

Biseda me interes për datën 19.08.2015 në lidhje me asgjësimin e bimëve janë si më poshtë.

BISEDAT E KRYERA NGA NEKO ME FATOS BRUHAMAJN:

Ora 07:49:39 me Fatos Burhamaj

Ora 07:58:49 Bisedat e Nekos me Sokol Lamaj (Burhamaj me nr.067)

Ora 08:08:29

Në datë 19.08.2015, Sokol Lamaj (Burhamaj) me numër telefoni 067, i cili është nën hetim ka kryer këto biseda me përdoruesin e nr.telefoni 0… në përdorim nga Vladimir Zanaj, me detyrë shef i sektorit të personelit në DPQ Vlorë.

BISEDAT NDËRMJET TYRE JANË SI MË POSHTË:

Ora 07:56:06

Ora 08:33:58

Pas asgjësimit të bimëve narkotike, Sokoli ka kryer disa biseda dhe më pas ka fikur telefonin. Pasditen e datës 20.08.2015, Sokoli ka marrë në telefon me një pajisje të re shtetasin Igli Shahaj, përdorues i nr. telefonik … 501. Numri i ri telefonik i Sokolit është … 88904.

Në pasditen e datës 23.08.2015, Sokol Burhamaj me nr… ka pasur biseda me Fadil Shahaj me nr… dhe dyshohen se kanë transportuar një sasi lënde narkotike, e cila është trafikuar nga Vilson Lamaj në mëngjesin e datës 24.08.2015 me avion.

Bisedat e bëra nga Sokoli me shtetasin Fadil Shahaj janë si më poshtë:

Ora 13:37:23

Ora 15:09:25

Ora 15:10:05

Ora 15:12:11

Ora 15:19:50

Fadil Shahaj me nr.telefoni… dhe djali i tij Igli Shahaj, përdorues i nr. telefonik 0699340501, kanë kultivuar parcela me bimë narkotike në periferi të Vlorës. Një ndër bisedat që lidhet me shërbimet dhe ujitjen e parcelave të kultivuara me bimë narkotike është dhe kjo e zhvilluar midis Iglit dhe babait të tij, Fadilit:

Data 29/07/2015, ora 18:42:45

501: Hë

696529192: Ore ne brinja duhet 5 a 6 metro dhjetë metro, ku është ajo pjesa tjetër.

501: Është brenda te të voglat.

696529192: Ore, unë them këtu në krahët ore këteja, këteja nga lart.

501: Ku nga lart ore, se s’po të marr vesh.

696529192: Te baçe xhajit.

501: Te baçe xhajit. E ore, është ajo bashkuesja tjetër andej te të voglat atje lart.

696529192: E le atje ti?

501: Atje e le ti, jo unë!

696529192: Ore, nuk ka lidhje fare me atë atje, ajo është tjetër, kjo, unë them këtu.

501: Po ik o mere atë atje se del, po ik!

696529192: Të bëj varavingo tashi unë, po atje pastaj me çfarë do ashtu?

501: E po gjeje, s’ka bashkuese tjetër, çfarë të them unë…

Në datë 24.08.2015, Sokolin e kanë marrë në telefon xhaxhai dhe babai i tij që t’u tregonte se ku ishte dhe të kthehej në shtëpi.

Bisedat janë zhvilluar prej orës 07:09 e deri rreth orës 08:30 dhe gjatë bisedave të zhvilluara antena e pajisjes së tij në përgjim ka rezultuar në vendin e quajtur Kocul, Vlorë.

Po në këtë datë në orën 07:02 deri në orën 07:12 në afërsi të fshatit Xhelilaj, Vlorë, buzë lumit, sipas informacioneve te ardhura nga autoritetet italiane, rezulton që të jetë ulur dhe ngarkuar me 120 kg marijuanë avioni i pilotuar nga Vilson Lamaj, i cili u kap po në mëngjesin e kësaj date në Brindisi/Itali dhe u arrestua.

Policia gjyqësore, në kushtet kur pas kapjes dhe arrestimit të Vilson Lamajt në mëngjesin e datës 24.08.2015 në Brindisi me një avion të lehtë, brenda të cilit u sekuestruan 120 kg marijuanë, ekzistonte rreziku që personat bashkëpunëtorë me këta të fundit të merrnin dijeni për hetimet dhe në Shqipëri, dhe në ato kushte u procedua me ndalimin me iniciativë të shtetasve Neko Bruhamaj, Fatos Bruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Fadil Shahaj, Sokol Lamaj (Burhamaj), Vladimir Zanaj me detyrë shef personeli në DPQ, Vlorë.

Në banesën e Fadil e Igli Shahaj u sekuestrua dhe 26 gr marijuanë dhe 06 gr marijuanë, tip çokollatë.

Next Post
Si duhet të aplikoni për vizat e punës për në Gjermani, hapat që ndiqen

Si duhet të aplikoni për vizat e punës për në Gjermani, hapat që ndiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In