• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet/ Braçe: Kam 23 vite që merrem me zgjedhjet, nuk blihen 1 milion vota

by Java News
18/06/2019 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar një ditë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”.

Duke i vendosur epitete dy kategorive të atyre që i drejtojnë gishtin PS-së, shantazhuesit dhe gjahtarët e urrejtjes, Braçe shkruan se të hetohen zgjedhjet e 2016-s dhe 2017-s.

Braçe thotë se Partia Socialiste nuk ka fituar kurre duke blere vota! “Kurre! Sepse nuk blihen 1 milion vota! Sepse nuk blihen as 100 mije vota! Kush eshte marre me zgjedhjet-une kam 23 vite qe merrem me to, e di fare mire kete!”, shkruan ai

Gjithashtu lidhur me protestën e së premtes, ai shkruan se nuk shantazhohet PS-ja, pasi ka një fuqi prej popullit.

Postimi në Instagram i Braçes:

Partia Socialiste nuk ka fituar kurre duke blere vota! Kurre! Sepse nuk blihen 1 milion vota! Sepse nuk blihen as 100 mije vota! Kush eshte marre me zgjedhjet-une kam 23 vite qe merrem me to, e di fare mire kete!

Ndaj sot dua te them dy gjera per dy kategori gojtaresh te zeshen keto kohe;

E para, per kategorine qe perfaqesohet nga “Gagaçi Mendor” e qe tipizon te gjithe keta gjahtaret urrejtes te socialisteve qe cdo darke jane ne TV e cdo mengjes jane ne gazetat e TV-ve: Te hetohet gjithcka qe ka te beje me zgjedhjet e 2016-tes e zgjedhjet e 2017-tes!

Gjithcka! Madje te ishte hetuar ne kushtet e flagrances, mu sic ligji thote. Nuk ka ndodhur! Te hetohet tani, e gjithe “masakra” qe thoni ju e qe nuk ekziston, Te hetohet tani, i gjithe krimi i dhunshem i disa bandave te krimit politik ne Diber e ardhur aty qe, eshte i dokumentuar!

Mbi baze te provave e fakteve, vetem mbi baze te tyre e jo mbi baze te analizes se fjaleve qe “Gagaçi Mendor”, me veshtiresine e gagaçit i deformon, tjeterson duke i kthyer ne shpifje banale qe kercasin e ulerasin per te vrare te verteten!

E dyta, per kategorine e shantazhuesve, bere te gjithe bashke, nga prokuroret politike te partise, partive deri tek “Goje Pushka” qe do na vrase e prese te premten ne darke; Se pari, per keta dy prokuroret qe kane ndertuar kete strategji shpetimi per vete e shantazhi per socialistet: Nuk shantazhohet Partia Socialiste!

Eshte aq e madhe dhe e forte, sa nuk ua merr mendja! Ka nje arsye, Fuqia qe ka prej njerezve te zakonshem, fuqia prej popullit.

Pikerisht se eshte keshtu, kur kjo parti vendos nuk kthehet pas; Ka vendosur per Reformen ne Drejtesi dhe do shkoje deri ne fund: Drejtesi e barabarte tani!

Nuk ka kohe tjeter, as per ne e as per ju! Drejtesi e barabarte tani per ti dhene fund pandeshkueshmerise ndaj politikaneve te korruptuar por edhe ndaj prokuroreve te korruptuar e partiake, plote te tjereve qe kurre nuk ishin te barabarte para ligjit-sic kushtetuta thote; Per ti dhene fund ciklit te krizave qe po e mbajne peng kete vend per shkak te pandeshkueshmerise, mungeses se drejtesise se njejte per te gjithe.

Se dyti per “Goje Pushken”, ne nuk vrasim, por edhe s’leme kend te na vrase!

g.kosovari

Next Post
Negociata me BE-në, ja kur mendojnë shqiptarët se do integrohen në familjen evropiane

Negociata me BE-në, ja kur mendojnë shqiptarët se do integrohen në familjen evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In