• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përgjigjia e Bankës së Shqipërisë ndaj COVID-19

by A R
04/05/2020 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot mbarë bota dhe Shqipëria po përballen me një situatë të pazakontë, një krizë shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19, i cili i ka detyruar qeveritë të ndërmarrin masa ekstreme dhe të pezullojnë një sërë aktivitetesh në jetën publike. Të gjithë së bashku jemi angazhuar për ta përballuar me sukses këtë krizë, në mbrojtje të shëndetit tonë.

Por në të njëjtën kohë, ne duhet të menaxhojmë edhe situatën ekonomike, e cila është ndikuar jo pak nga kjo krizë, për t’i ndihmuar agjentët ekonomikë t’u rezistojnë kushteve të vështira dhe për të krijuar mundësitë për një rifillim të mundshëm sa më të mirë.

Në këtë kuadër, masa të vazhdueshme janë marrë nga institucionet kryesore në vend, në bashkërendim me njëra-tjetrën, për të koordinuar sa më shumë përpjekjet e përbashkëta kundër armikut të padukshëm dhe dëmit që ai po shkakton në jetët tona.

Në përgjigje të kësaj situate, Banka e Shqipërisë ka marra masa të menjëhershme për të mbështetur ekonominë shqiptare të goditur nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Masat e marra kanë synuar zbutjen e efekteve negative në mirëqenien e bizneseve dhe individëve, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë në periudhën vijuese.

Banka e Shqipërisë monitoron vazhdimisht situatën dhe mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet operacionale dhe hapësirën rregullatore që disponon, për të minimizuar pasojat e pandemisë në ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar në veçanti.

Objektivi i vendimmarrjes tonë do të jetë ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, lehtësimi i kostove të krizës për bizneset dhe familjet shqiptare, si dhe kapërcimi i kësaj situate me sa më pak efekte negative që të mos ndikojë zhvillimin afatgjatë të vendit.

Në këtë drejtim, masat e marra nga Banka e Shqipërisë brenda fushës së saj të kompetencës mundësojnë dhe plotësojnë paketën fiskale të shpallur nga qeveria shqiptare, e cila synon të zhvendosë një pjesë të faturës financiare të përballimit të krizës nga sektori privat në sektorin publik.

Next Post
Riatdhesimet / Doni të ktheheni në Shqipëri ose Itali? Publikohen datat dhe oraret e fluturimeve

Shqipëria drejt hapjes? Në fund të majit vijne avionët e parë me turistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In