• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Përgjigja për pyetjet e kohës që jetojmë vjen nga gratë më shumë se nga burrat”

by A R
08/03/2017 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Linda Rama*

Një vit më parë, Eni Vasili, më kërkoi të bëja një shënim në kopertinën e librit të saj mbresëlënës “Unë kam vrarë”: 10 portrete grash të burgosura për vrasje”.

Pikërisht ato ditë, me një grup ekspertësh, po i jepnim dorën e fundit një studimi mbi pjesëmarrjen e gruas në role vendim-marrëse, në politikë, administratën publike dhe kompani private në Shqipëri.

Analiza na kishte sjellë në përfundimin e qartë se megjithëse gratë e vajzat performojnë më mirë se burrat e djemtë, në rrugën e arsimimit ato ende nuk janë në kushte të barabarta, as për sa i përket aksesit në arsim dhe as nga vlerësimi i nivelit arsimor e i aftësive të tyre profesionale.

Por, unë bie dakord me këdo që thotë se megjithatë, ato ja kanë dalë të jenë një prani e admirueshme në shoqëri, si mësuese, mjeke, doktore shkencash dhe profesore; janë sot një e katërta e parlamentit; përbëjnë më shumë se një të tretën e kabinetit qeveritar; konkurojnë lirshëm në pozicionet e larta në administratë; janë në një prezencë të kënaqshme në linjën e parë të menaxhimit të kompanive të mëdha private.

Sidoqoftë, kjo anë e medaljes, me cilësinë e zhvillimit të pamohueshëm në këtë drejtim, mund të na çojë në përfundime të gabuara, nëse e shohim të ndarë nga ana tjetër, atë të diskriminimit ndaj vajzave e grave qysh në vitet e fëmijërisë e në vazhdim.

10 portretet e Enit, libër të cilin ja sugjeroj dashamirësisht atyre që nuk kanë patur rastin ta kenë në duar, janë një udhërrëfyes i vyer, për të kuptuar si duhet anën tjetër të medaljes; një anë e zymtë, e rëndë, e pamundur të relativizohet në përmbajtjen e saj shumë shqetësuese prej të gjitha rezultateve të mirëqëna të këtyre viteve në drejtim të barazisë gjinore.

Krimet ekstreme të atyre 10 grave e vajzave, janë një pasqyrë brutale e jetës së përditshme që zhvillohet larg mureve të institucioneve dhe kompanive, në një Shqipëri diskriminuese ndaj bashkëqytetareve tona; për të cilën dëgjojmë vetem kur kryhet një krim i rëndë, dhe ku sjellja e vrazhdë si prelud i dhunës ndaj tyre është normë, mënyrë jetese.

Kjo është një Shqipëri tjetër, një botë e mënjanuar pas një perdeje sedre arkaike e turpi bashkëkohor, ku nuk penetron syri i medias e prej ku asgjë nuk del në botën e klikimeve e të pëlqimeve, e cila përthith fuqishëm vëmendjen dhe diktatin e çastit duke e kthyer në një lloj diktature të sipërfaqësores.

I jam trembur qysh në fillim kësaj diktature dhe jam përpjekur t’i rezistoj duke mos krijuar një profil timin në rrjetet sociale, por jam shumë e vetëdijshme se nuk i shpëtoj dot shfaqjes së saj përpara e rreth meje si një prani e pashmangshme; diktatit të saj konsumues përmes subjektesh e objektesh të imponuara në biseda të cilat i ngjajnë gjithnjë e më shumë një dorëzimi përpara sipërfaqësores e kalimtares, që i bën marrëdhëniet mes njerëzve t’i ngjasojnë përherë e më tepër klikimeve se sa komunikimeve.

Shumëkush thotë se interneti ka rritur ndjeshëm kapacitetin tonë për të komunikuar. Ndjesë, por shumë modestisht mendoj se po, me siguri e ka rritur mundësinë tonë për t’u ekspozuar e për të ekspozuar opinione gjithnjë e më të përmbledhura, por besoj se e ka ulur kapacitetin tonë për të komunikuar, dëgjuar, dyshuar në të vërtetat tona.

Dhe nuk është aspak rastësi, që 10 portretet e Enit dhe mijëra e dhjetëramijëra portrete vajzash e grash që jetojnë jashtë mureve të ekspozitës së madhe virtuale të klikimeve e pëlqimeve, janë sot edhe më të ndara, edhe më të izoluara, prej realitetit tonë ,ku progresi i madh në këtë drejtim, është një pengesë më vete në rrezen tonë të vështrimit.

Në një kohë si kjo, më duket se është i kërcënuar edhe vetë konsensusi i arritur në pjesën e zhvilluar të shoqërisë, mbi faktin se gruaja nuk është peng i fatalitetit dhe i skandalit, thelb i “bukurisë që vret”, për të cilën fliste Migjeni, por paralajmëruese, pararendëse dhe garante e “së Padukshmes”, siç e cilësonte Shën Gjon Pali II; pra e së Mirës, e Virtytit, dhe e historive të vërteta të suksesit, ato, për të cilat flitet më pak, ose nuk flitet aspak.

Duket sikur ka një rrëshqitje të vazhdueshme në një terren paqëndrueshmërie përthithëse; fizikja po përparon në dëm të shpirtërores, e sipërfaqshmja në dëm të thelbësores, pëlqyeshmëria imediate në dëm të thellësisë së pëlqimit.

E çka e bën rrënqethës këtë përparim në sens të kundërt të progresit që kërkuam me vite e dekada të tëra, është dasia, fragmentimi, copëzimi, në dëm të vizionit e të sintezës mbi shoqërinë e barabartë qe duam.

“Pak rëndësi ka sa e papërfillshme mund të duket një Grua. Nëse në fytyrë ka të shkruar vërtetësinë dhe luajalitetin, gjithçka do të tërhiqet rreth saj.”, shkruante Eleanor Roosvelt; një kumt i mrekullueshëm që sot zor se do të merrte klikime e pëlqime të dallueshme në klasifikimin e thënieve të ditës.

“Historia e qytetërimit, me uljet e ngritjet e saj mund të lexohet si një produkt i ligjit të forcës. Të interpretohet si shuma e ndjesive të frikës të gjithsecilit. Më duket pikërisht se është sfida e grave të kësaj epoke qytetërimi, konsolidimi i demokracisë dhe qëndresa ndaj tundimit për t’i paguar haraç frikës”, thoshte zonja Roosvelt shumë kohë më parë.

Po sot, kaq shumë kohë më pas, kur jo pak çështje të shoqërisë e të vetë grave që dukeshin si të zgjidhura parimisht njëherë e përgjithmonë, çfarë duhet të mendojmë dhe si duhet të reagojmë ndaj haraçit të frikës prej rivënies në diskutim të tyre?
Si duhet të reagojmë ndaj shfaqjes së përditshme të relativizimit brutal të normave etike, vlerave shoqërore, nocioneve të së vërtetës e të gënjeshtrës?

Si duhet të reagojmë ndaj eksodit masiv të fëmijëve tanë nga bota e leximeve në botën e klikimeve?

Nuk e di, por kam prirjen e fortë të besoj se përsëri, njësoj si në kohën kur Eleanor Roosevelt e quante sfidë të grave konsolidimin e demokracisë dhe qëndresën ndaj tundimit per t’i paguar haraç frikës, përgjigja për pikëpyetjet e kohës që jetojmë mund të vijë nga gratë më shumë se sa nga burrat.

10 portretet e Eni Vasilit, janë përgjigja e dëshpërimit më ekstrem që mund të na vlejë si një arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të detyruara të gjejmë përgjigjen e kurajos për të besuar në mundësinë e një bote më të mirë për fëmijët tanë; për të besuar në rëndësinë e komunikimit tradicional, ku dëgjimi ka po aq rëndësi sa kumtimi; për të besuar në forcën ndikuese të shëmbullit të mirë, duke e çmuar e komentuar me respekt pa u tkurrur nga presioni mbytës i mjedisit zhvleftësues e përçmues ndaj suksesit të tjetrit.

Këto vite nën dritat e një skene që nuk e kam zgjedhur me dëshirë, po ku jam e detyruar të qëndroj për hir të një dashurie të madhe, kam parë që shpesh na qëllon edhe ne grave me profil publik ta gjejmë veten përballë një pasqyre ku imazhi ynë zhgarrivitet.

Kjo më lëndon padyshim, por mbi të gjitha më lëndon indiferenca e përgjithshme ndaj së vërtetës, të cilën ju, kush më shumë e kush më pak, e keni provuar në sensin e zbrazëtisë që të krijon brënda vetes, përballë një cënimi të padrejtë.

Sepse të gjitha e të gjithë për fat të keq, jemi gjithnjë e më të prirur të mos i marrim seriozisht cënimet që bëhen përditë, masivisht, në këtë mjedis ku shuplakat publike të akuzave, shpifjeve, fyerjeve, janë bërë rutinë njësoj si klikimet.

Por, në fund të ditës, një pyetje pa përgjigje mbetet: “Çfarë po u bën e do t’u bëjë fëmijëve tanë i gjithë ky transformim radikal në stomakun e shoqërisë?”.

Sot në mëngjes, Zaho me sinqeritetin e një bebeje, duke më parë bukur drejt e në sy më tha dicka që më befasoi, “Mama Linda, ti je shumë e bukur!”.

Kjo më bëri të mendoj se fjala që kisha përgatitur e që lexova përpara jush, mund të jetë e gjitha për t’u hedhur në kosh dhe e nesërmja do të jetë gjithsesi e ndritshme, si një ditë 8 marsi me diell.

******

Është vetëm një Zotëri i ftuar sot. I ftuar si një mbështetës i madh i barazisë gjinore, dhe besoj si Ministri, Kryetari i Bashkisë, Kryeministri dhe politikani që ka nxitur vijimësisht ekselencën brenda gruas duke i  dhënë asaj besimin dhe mundesinë për të shpalosur potencialet e saj në të gjitha drejtimet dhe nivelet dhe duke e bërë sic ajo e meriton, bashkëautore të reformave dhe një kontribuese të denjë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe të rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Dhe thënë ndryshe, pa pasur frikë se nxjerr një sekret –  si ne kohëra te zymta, në ditët e aksioneve të vështira e po ashtu dhe në ato të paktat  fragmentet qetësie, ka dicka që Edi nuk e humb kurrë – interesin për gratë…, besimin e plotë dhe sinqerisht tek roli i grave në qeverisje dhe administrim, jo thjesht si moment emancipimi gjinor por si kapacitet i posaçëm menaxhues.

Duke i njohur të gjithë meritën dhe duke i uruar 8 marsin një gruaje speciale , Aneta Ramës,  ftoj këtu bashkëshortin tim dhe Kryeministrin e shqiperisë, Edi Rama.

*Fjala e plotë e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, në aktivitetin e organizuar kushtuar 8 Marsit

Next Post
Si sot, mareshali Voroshilov, tregoi se Rusia testoi bombën atomike

Si sot, mareshali Voroshilov, tregoi se Rusia testoi bombën atomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In